Moment nga zgjedhjet ne PD

Komunistët e PD paradite bëjnë show në Spaç e pasdite në radhë për të votuar njësoj si për Enverin dikur

22 Maj 2022, 11:46| Përditesimi: 22 Maj 2022, 11:47

  • Share

Është e turpshme, kur shikoj ish Ministra apo deputet aktual që shkojnë për show në Spaç duke rikujtuar një ndër revoltat më të guximshme për Liri! Këta, nuk bënë asgjë për të përndjekurit dhe të dënuarit politik e nuk bënë asgjë për ta bërë Spaçin Muze Memorial! Turp sidomos për disa që më logon e PD e emrin e të përndjekurve e të dënuarve politik kanë siguruar vota, pushtet e benefite personale! Të persekutuar ishin gjatë Regjimit, të persekutuar, përjashtuar e të përbuzur mbeten edhe në 30 vite tranzicion, ku pjesën më të madhe e ka qeverisur PD, por me komunistë sigurisht!

Në 30 vjet PD e mbushin Shqipërinë e Partinë me komunistë! Në 30 vjet nuk mori një iniciativë të vetme për dekomunizëm të Shoqërisë! Në 30 vjet nuk bëri një rezolutë në Parlament për të dënuar krimet e Regjimit! Në 30 vjet nuk hoqi dorë nga komunistët edhe në forumet drejtuese të Partisë! Për 30 nuk e zhdukën modelin e diktatorit, por e zbatuan me përpikëri në Parti dhe në Qeverisje! Përjashtuan çdo mendim ndryshe brenda Partisë, larguan e persekutuan këdo që mendon ndryshe nga  lideri suprem!

Vazhduan me të njëjtën linjë të kultit të individit, ku shumë militantë demokratë të helmosur me propagandë qajnë e janë ushtarë të gatshëm deri në vdekje për liderin e tyre suprem ashtu siç ishin komunistët për Enver Hoxhën! Imituan ashtu si Enver Hoxha, sloganin nga "fitorja në fitore" e deri në vdekje në pushtet e punë e madhe për të tjerët! Enveri vdiq në Pushtet e ky lideri suprem i këtyre, pas 30 vitesh, e thuajse 80 vjeç, kërkon një mandat tjetër 30 vjeçar, sepse nuk kanë mjaftuar 30 vitet e konsumuara! Paradite shkojnë në Spaç që është simbol i lirisë kundër tiranisë, diktaturës e sot, disa prej tyre janë në radhë për të votuar njësoj, me të njëjtën metodë e me të njëjtën frymë liderin suprem të tyre që ashtu si Hoxha la 30 vjet në pushtet e në krye të PD! Hipokrizi reale!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?