Kompeticioni letrar 'Netët korçare të poezisë'! Vlerësohen me çmime Besnik Mustafaj, Liridon Mulaj dhe Miariana Gorçica

27 Maj, 16:41| Përditesimi: 27 Maj, 16:52

  • Share

Ka ulur siparin edicioni i 28-të i konkursit “Netët korçare të poezisë”, ku morën pjesë 33 poetë dhe shkrimtarë vendas e te huaj. Çmimin me të rëndësishëm në këtë kompeticion e mori shkrimtari Besnik Mustafaj. Po kështu juria e drejtuar nga Entela Kasi përzgjodhi ndër krijimtaritë më të mira dhe poezite e Mariana Gorçica, Laureate nga Rumania, Liridon Mulaj dhe Billi Runsell nga Irlanda.

“Kurora është çmimi më i rëndësishëm. Vleresim që mua më prek shumë ”, tha Mustafaj.

Përgjatë dy netëve, poezitë, interpretimet dhe muzika u bënë bashkë për të përcjellë emocione për publikun, nën çatinë e shtëpisë muze të piktorit të madh korçar Vangjush Mio. Në përfundim të këtij aktiviteti do të botohet edhe një antologji me poezitë e të gjithë autorëve pjesëmarrës, e cila do të jetë në shqip dhe anglisht. Tema e këtij viti e netëve të poezisë korçare ishte “Një diell i ri” nga Asdreni, një prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?