Ibsen Elezi dhe Sali Berisha

Komisioni i Rithemelimit shpall rezultatin zyrtar: Berisha mori 93.5% të votave të demokratëve

26 Maj 2022, 19:27| Përditesimi: 27 Maj 2022, 09:41

  • Share

Komisioni i Rithemelimit ka shpallur rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetar të PD që organizoi vetë, me kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e rradhës, në prani të përfaqësuesve të  kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.

Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022.

Z. Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave.

Z. Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë””, njofton Komisioni i Rithemelimit.

Rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetar të PD që organizoi vetë, me kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?