Hetimori i Shëndetësisë, PD kërkon sërish shtyrjen e afatit të Komisionit: I pyetët dëshmitarët në mënyrë të njëanshme! PS kundër

8 Nëntor, 10:54| Përditesimi: 9 Nëntor, 08:25

  • Share

TIRANË- Opozita u rikthye në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi, pasi Gjykata zbuti masën e përjashtimit të tyre, pas një sërë mbledhjesh mungesë. Kërkesa e parë e demokratëve, ishte shpallja të pavlefshme e të gjitha seancave të zhvilluara vetëm nga PS, në mungesë të kolegëve të përjashtuar opozitarë.

Deputetja Zheni Gjergji tha se Partia Socialiste i ka thirrur dëshmitarët në mënyrë të njëanshme dhe pa dakordësi me opozitën.

“Ky komision në moralin e vet, i kërkoj kolegëve të maxhorancës që kanë zhvilluar seanca pa opozitën, ti bëjmë thirrje kryetares së kuvendit ta shtyjmë sërish këtë komision. Emrat ju i keni thirrur në mënyrë të njëanshme”, tha Gjergji.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi thotë se në ditët e fundit të komisionit, dëshmitarët po 'avullojnë'. 

“Po avullojnë dëshmitarët, tani që jemi në fund, kanë filluar të gjithë të sëmurën rëndë, sjellin raporte 10 ditore. Kemi dy dëshmitarë që ishin thirrur sot, Altin Biba thotë se ka marrë raport 10 ditor dhe nuk mund të paraqitet”, u shpreh Vokshi.

Partia Socialiste nuk e ka mirëpritur kërkesën e PD për të shtyrë sërish afatin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari socialist, Plarent Ndreca tha se ka më sens që të bëhet sërish shtyrje, ndërsa theksoi se opozita u përjashtua për shkak të aksionit të saj politik.

"Gjykata e vlerësoi, nuk kanë fuqi prapavepruese, kjo nuk funksionon kështu. Unë po them që kërkesa të zhbëjmë çfarë është bërë, ndërkohë që në komision kanë qenë përfaqësuesit tuaj. Kanë qenë katër anëtarë komisioni që kishin mundësinë të ishin prezent për të bërë pyetje. Ne nuk kishim seanca me votim, ishim në seanca pyetjesh. Mundësia nuk i është hequr opozitës për të qenë prezent, nuk ishte seancë më votim, ishte seancë pyetjesh. Ka qenë edhe kryetarja madje, nuk kemi hequr mundësinë për opozitën, ne me kryetaren e komisionit kemi patur dakordësi të plotë, qëllimi ka qenë ta bëjmë bashkë, por duke respektuar edhe afatet që na kishte caktuar seanca plenare. Unë mendoj që nuk ka më sens që të bëjmë shtyrje pas shtyrje, besoj që ia dalim, e kemi gjithë mundësinë për ta bërë. Sa i përket dëshmitarëve që nuk kanë ardhur, jam dakord me ju, të thirren sipas parashikimeve ligjore", u shpreh Ndreca. 

Kundër doli edhe deputeti socialist Petro Koçi.

“E kemi shtyrë dy herë, nuk mendoj se do jetë serioze të bëjmë një shtyrje të tretë. Jam dakord të ushtrojmë instrumente shtrëngues për të gjithë ata dëshmitarë që janë të domosdoshëm. Me këtë lloj taktike që hajde ta mbajmë komision gjatë që të rrimë në media dhe e kthejmë nga një seancë pyetëse në konferenca shtypi, kjo nuk shkon”, vijoi Koçi.

Por, socialistëve, opozita i kujtoi edhe hetimin e SPAK për të parin në radhët e të majtëve në komision, Plarent Ndrecën, duke thënë se një i hetuar, po heton në parlament korrupsionin qeveritar.

"Ndreca ka uzurpuar këtë komision, i cili për ironi të fatit po hetohet vetë. Pra, një hetuar që po heton. E madje ka edhe të njëjtin avokat si Ilir Beqaj", tha Ina Zhupa. 

Pas më shumë se dy orësh debat për përjashtimet dhe kërkesën për të shtyrë afatin e punës së komisionit për të disatën herë, për të cilën mazhoranca kërkoi kohë të vendosë në mbledhjen e kryesisë së komisionit, nisën dëgjesat për koncensionet e sterilizimit dhe check up.

E para që u ul në këtë mbledhje të radhës, ishte ish-sekretarja e Përgjithshme e Shëndetësisë, Geraldina Prodani e cila dha këtë përgjigje për koncesionin e sterilizimit:

“Për sa kam qenë në atë detyrë, nuk kam patur asnjë ankesë nga mjekët.”

Lista e dëshmitarëve do të përmbyllet javën e ardhshme me Ilir Beqajn. Afati i Komisionit Hetimor të Shëndetësisë u shty deri më datë 14 nëntor, por opozita kërkon sërish një zgjatje të afatit të hetimit parlamentar. 

Ora 17:51
Hetimori në Shëndetësi, Vokshi: Laboratorët privat lëshojnë fatura pa TVSH, i faturohen shtetit! Ibrahimaj: Se di nëse është bërë një kontroll

1731086237_delinaibrahimaj.JPG

Mbledhja Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi, është zhvilluar me debate pasditen e sotme. Në komisionin ka dëshmuar Delina Ibrahimaj sa i takon vendimmarrjes në kohën që ka qenë drejtoreshë e tatimeve.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi u shpreh se laboratorët privat lëshojnë fatura pa TVSH dhe koncensionari ia faturon shtetit. Ajo tha se kjo është një shkelje.

‘Koncensionari premtoi se do të ngriheshin 20 laboratorë, nuk janë ndërtuar 20 dhe më pas se gjysma dhe ja u nënkontrakton shërbimin laboratorëve të tjerë privat. Këto Laboratorët privat faturat i japin pa TVSH, ndërkohë që Vilma Nushi ja faturon shtetit me TVSH, a mund të ma shpjegoni këtë. Na i ka sjell faturat të gjitha. Kush e gjen se kush ka bërë shkelje.  Ju keni qenë drejtoresh tatimesh, keni qenë ministre. Vilma TVSH e fut në xhep a ju duket shkelje kjo”, tha ajo.

Ibrahimaj tha se nuk ka dijeni nëse është kryer një kontroll për këtë subjekt.

‘Duhet parë raporti i kontrollit i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëse ka bërë kontroll për këtë subjekt, se si është interpretuar. Unë nuk jam në dijeni të cdo detaji. Është kërkuar një interpretim ligjor dhe ne kemi dhënë një interpretim. Nuk e di nëse është bërë një kontroll në kohën që kam qenë drejtoresh tatimesh. Nuk e di nëse është bërë një kontroll nuk mun dtë kesh dieni për cdo kontroll të cdo subjekti. Janë 120 mijë subjekte dhe kapacitet e tatimeve janë që  bëjnë një numër të caktuar kontrollesh’, tha ajo.

E pyetur nga deputeti Edmond Spaho se pse likujdimi i shërbimit që ka kryer koncesionari është bërë me 20% TVSH, ajo tha se shërbimet shëndetësore janë pa TVSH kur i ofrohen pacientit, ndërsa kur ka një koncensionar në mes atëherë koncesionari është subjekt i TVSH.

‘Duke gjykuar nga informacionet që kam pasur kur kam qenë drejtore e përgj e tatimeve Shërbimet shëndetësore janë pa tvsh kur i ofrohen pacientiti në momnetin që ka një koncensionar në mes atëherë konvesionair është subjekt i tvsh. Në koncept TVSH balancohet, pra TVSH që paguhet dhe që blihet, cdo subjket bënë një balancë t TVSH, pra ato para në koncept si paguhen merren edhe mbrapsht sepse tvsh nuk është e subjektit.  Është një tvsh që nëse i është paguar subjektit dhe subjekti e ka derdhur sërisht në buxhetin e shtetit.  Ka një udhëzim të ministrisë së financave që shpjegon këtë', tha ajo. 

Ora 11:28
Ilir Metaj merr në mbrojtje Ndrecën, Zhupa: S’ka nevojë për avokat, ka atë të Beqajt! Deputeti i PS: Mbrohem vetë, mos u shqetëso

Marrja e Plarent Ndrecës të pandehur nga SPAK, u kthye në çështje debati në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Pas akuzave të Zhupës së një i pandehur po heton në Komision, deputeti i PS, Ilir Meta i doli në mbrojtje Ndrecës, duke thënë se këtë çështje duhet t’ia lënë drejtësisë.

Në përgjigje Zhupa i tha të mos shqetësohet se Ndreca ka avokat atë të Ilir Beqajt. Nga ana tjetër, nuk mungoi as përgjigja e Ndrecës, i cili tha se është avokat prej 20 vitesh dhe mbrohet vetë.

Ilir Metaj: Karriget duhet se ju vlejnë më shumë kur digjni karrige sesa kur uleni dhe shprehni mendimet tuaja. Nuk besoj se kolegu Ndreca ka nevojë ti bëj unë avokatin këtu, po jam duke thënë që mirë është të mos merremi me disa çështje që i përkasin drejtësisë. Për ne SPAK nuk është mjet selektiv që përdoret sipas përkatësi partiake. Mirë është që të jeni konsekuent kur flisni për drejtësinë, ose bëjeni për të gjithë njësoj ose mos u fusni fare në atë diskutim. T’ia lëmë drejtësisë.

Ina Zhupa: Ndreca s’ka nevojë për avokat se ka atë të Beqajt, kështu që u lodhe kot.

Plarent Ndreca: Besoj se nuk është etike të futemi në diskutime personale.

Albana Vokshi: SPAK ka folur, lëre o Plarent se s’të ndihmon kjo gjëja. E moralshëm do ishte të mos ishe më aty, po ky është vendim i partisë tende.

Plarent Ndreca: Jam avokat vetë, mbrohem vetë, mos u shqetëso fare, u dal gjërave vetë për zot, me shumë qetësi dhe profesionalizëm.

Albana Vokshi: Janë disa raste që as nuk ja vlen përgjigja.

Ora 11:15
‘Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin’, tensione te ‘Shëndetësia’! Deputeti socialist ‘përplaset’ me Albana Vokshin: Karriget ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa…

Partia Socialiste nuk e ka mirëpritur kërkesën e PD për të shtyrë sërish afatin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari socialist, Plarent Ndreca tha se ka më sens që të bëhet sërish shtyrje, ndërsa theksoi se opozita u përjashtua për shkak të aksionit të saj politik, por këto masa u morën nga Kuvendi dhe jo komisioni.

Komisioni u shoqërua me debate të ashpra. Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca fliste dhe ndërpritej nga opozita, kjo ka tensionuar deputetin Ilir Metaj, i cili ka ngritur zërin duke i kërkuar deputetëve të opozitës mos ta ndërprisnin kolegun.

Ndreca: Ne kemi bërë shtyrjen me këtë lloj dëshirë që ne ta bëjmë këtë komision sëbashku. Nuk ka pasur në asnjë moment nga ana e mazhorancës që ky komision të bëhej pa prezencën tuaj.  Aksionet tuaja politike sollën pasojë marrjen e masave që s’janë marrë në këtë komision, por diku tjetër.

(Ilir Metaj ngre zërin)

Vokshi: Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë, 2, 3 sepse jemi në komision hetimor.

Ilir Metaj: Bëni aty dërr dërr

Vokshi: Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë. Aksionin politik e tregojmë në vende të tjera, këtë komision nuk e kemi lidhur me aksionin politik, mos devijo nga e vërteta.

Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në komision.

Vokshi-Ilir Metajt: Mos devijo, se për këtë punë të kanë sjellë këtu.

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Metaj, i cili u shpreh se me sa duket opozita frymëzohet më shumë kur i djeg karriget se sa kur ulet mbi to, ndërsa shtoi se Vokshi dhe anëtaret e tjerë të komisionit duhet të dalin pak nga vetja e të respektojnë fjalën e kolegëve edhe nëse nuk janë dakord me to.

“Faleminderit që më dhanë fjalën. Ne duhet të respektojmë minimalen e sjelljes qytetare pale pastaj të etikës dhe rregullave të komunikimit në një komision parlmentar, për të mos e ndërprerë kolegun edhe kur ai thotë diçka për të cilën nuk jemi dakord. Nëse mendoni se gjatë monologjeve tuaja me kohëzgjatje të konsiderueshme minutazhi, ne nuk u ndërpresim sepse jemi dakord me çfarë jeni duke thënë, ndjesë po më duhet t’u them që nuk është kështu.

Pra mundohuni të dilni nga vetja qoftë edhe për një moment dhe mos na ndërprisni ndërsa jemi duke thënë si e mendojmë. Ulja e dënimit për ju nuk do të thotë se gjatë kohës që digjnit karriget, koha ndali dhe kaluam në pauzë kozmike. Karriget shoh që ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa kur uleni mbi to. Nëse doni të fitoni kohën e humbur nga djegia e karrigeve përdoreni kohën për të mbajtur shënim çfarë bëni se mbase, kushedi, mësoni nga gabimet e përmirësoheni”, tha ai.

Ora 11:05
Hetimori i Shëndetësisë, Zhupa: Ndreca ka uzurpuar Komisionin, një i pandehur po heton! Për të pyetur Beqajn duhet një ditë më vete

Partia Demokratike është kthyer në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë me kërkesën për të shtyrë sërish afatin dhe për të pyetur edhe njëherë dëshmitarët që janë marrë në pyetje nga PS gjatë kohës që mungoi opozita. Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nënkryetarin Plarent Ndreca se ka uzurpuar komisionin dhe i kujtoi edhe që është marrë i pandehur nga SPAK.

Zhupa tha se duhet shtyrë afati i punimeve të Komisionit, pasi një ditë do të duhet vetëm për të marrë në pyetje ish-ministrin Ilir Beqaj.

"Sot duhet ta kishte nisur maxhoranca me një kërkesë falje, me një kërkesë të tyre për të zhbërë atë që kanë bërë në këtë komision vetëm. Si ka vajtur puna në këtë komision, duhet një tjetër komision hetimor të hetojë shkeljet në këtë komision. Zoti Ndreca ka uzurpuar këtë komision, i cili për ironi të fatit po hetohet vetë. Pra, një hetuar që po heton. E madje ka edhe të njëjtin avokat si Ilir Beqaj. Ne u përjashtuam sepse maxhoranca donte ta bënte vetë hetimin, të kalonte vetë ligjet, u detyruam të mos merrnim pjesë në një komision që e kishim kërkuar vetë, vetëm e vetëm për të mos hetuar, për të prishur hetimin, për të thirrur kë duan vetë vetëm e vetëm sepse duan që të çojnë në drejtim të kundërt hetimin parlamentar. Ajo që duhet të kërkojmë, është që gjithçka që ka kaluar vetëm nga maxhoranca, duhet të ribëhet përsëri. Mungon një listë e gjatë dëshmitarësh që duhet të kishin ardhur.

Për Ilir Beqajn të duhet një ditë e veçantë, ndaj duhen ditë të tjera, ta shtyjmë dhe duhet edhe ndihma e policisë për ata që refuzojnë të vijnë, që të bëjmë hetim sepse nuk duhet ta bëjmë teatër sepse nëse do e bëjmë gjasme që Ndreca heton Beqajn, më mirë ta mbyllim jo me 14 por me 8 sepse është teatër bajat", tha Zhupa. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?