Momente nga kontestimi i tifozave

Sport

Kombëtarja nuk arrin të fitojë, Braçe: Dështim, por djemtë janë të fundit në analizën e fajit! Fajtorët më të mëdhenj janë në tribunë

28 Shtator 2022, 07:32| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 08:06

  • Share

Shqipëria nuk ia doli që të merrte në fitore në ‘Air Albania’ në përballjen me Islandën, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Rezultati solli mjaft zhgënjim për tifozët, të cilët kërkuan largimin e trajnerin dhe ju kërkuan llogari lojtarëve të kombëtares.

Ndërkohë deputeti socialist Erion Braçe, thotë se në pjesën e dështimit djemtë janë të fundit në analizën e fajit. Sipas Braçe fajtorët me të mëdhenj janë në tribunë, duke ju referuar kreut të FSHF-së.

‘Dështim! Por djemtë janë të fundit në analizën e fajit! Fajtorët e mëdhenjë janë në tribunë! Ekipi kombëtar, ekipet kombëtare, janë një rrëmuje e madhe klienteliste, kli-en-te-li-ste! Mandi i fubit mos e fshi më kokën; kjo është kryevepra jote!’- shkruan Braçe.

Islanda barazoi në minutën e 97, duke zhvlerësuar golin e realizuar nga Emir Lenjani në pjesën e parë. Mikael Anderson ka arritur të depërtojë topin në rrjetë, duke i shuar shpresat kuqezinjve për marrjen e 3 pikëve. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • labi: 28/09/2022 07:45

    NUK KA DYSHIM MAFIA E FUTBOLLIT ESHTE E THELLE ,ESHTE E LIDHUR ME KRYE MAFIONERIN ARMANDO DUKA .AI SI I DJATHTE NUK MUND TE TE PEZULLOHET AS T'JU NENSHTROHET LIGJEVE GJYKATAT ,PROKURORET JA NE TE KRYE KRIMINELIT SALI RAM BERISHA ASNJE NUK I HETON POR U MBYLL KRIMET MJERE SHQIPERIA .VLORA ,ELBASANI ,KAVAJA QE I KANE DHENE TONIN FUTBOLLIT SHQIPTAR NEPERMJET ARBITRAVE ,QE REZULTATIN E VENDOS AI,U ZHDUKEN NGA FUTBOLLI.LACI DHE KRUAJA 2 SKUADRA NA ERDHI DHE ERZENI I TIJ .FAMILJA DUKA PACAVURE KOMBI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?