Rihanna dhe Asap Rocky

Klipi i ri muzikor i ASAP Rocky, reperi i propozon martesë Rihannës! Këngëtarja vishet me të kuqe

6 Maj 2022, 09:16| Përditesimi: 6 Maj 2022, 09:34

  • Share

ASAP Rocky dhe Rihanna janë në pritje të fëmijës së parë. Në projektin e ri muzikor, reperi duket se ia dedikon Rihannës, e cila është veshur si nuse, por me fustan të kuq dhe buqetë plot me trëndafilë të kuq.

 I gjithë klipi muzikor është plot me momente të ASAP Rocky dhe Rihannës. Në një moment kamera zmadhon dhëmbët e Rocky-t, ku ka vënë florinj që shkruajnë “Do të martohesh me mua?”, teksa kamera më pas shkon te Rihanna, e cila përgjigjet me gërmat e saj të arta, në të cilat shkruhej: “Unë pranoj”.

Prej kohësh, të dy po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Për herë të parë, Rihanna doli me barkun e rrumbullakosur në New York duke treguar se është në pritje të ëmbël.

 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?