Kulla më e lartë në Tiranë mesa duket ende nuk është ndërtuar. Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar lejen e ndërtimit për kullat me 44 kate dhe 55 kate në Tiranë tek Rruga 'Dritan Hoxha'. Kullat do të shërbejnë për banim, hoteleri dhe shërbime të tjera multifunksionale.
‘Sun Moon Star’ është projekti tjetër me disa pallate dhe me një kullë deri 44 kate dhe 7 kate nëntokë me vendndodhje në Rrugën “Asim Vokshi”, Bashkia Tiranë. Kompleksi tjetër rezidencial do të ndërtohet tek Rruga Kastriotët me 30 kate.
Në valën e lejeve të miratuara janë edhe dy projekte të vetë shtetit me zhvillues Korporatën e Investimeve Shqiptare.
“Leje Zhvillimi për objektin: “Klaster i administratës publike”, me vendndodhje në Njësinë Administrative TR/167 si dhe “Godinë polifunksionale me 2 korpuse”, me vendndodhje në Bulevardin “Zhan d'ark”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Korporata e Investimeve Shqiptare. Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, Loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve Shqiptare”, thuhet në vendimin e KKT.
Godinat që do të ndërtohen në pronat shtetërore pranë bulevardit Zhan Dark kanë sipërfaqe 2840 m2 ku ndodhen aktualisht Zyra Vendore e Arsimit, ndërsa godinat e projektit Lift Tower loti 2 ku do të vendosen edhe zyrat e Kadastrës do të shtrihet në do të ndërtohen pranë shkollës "Harry Fultz", me sipërfaqe 7.500 m², aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria Vendore e ASHK.
“Për të mundësuar zhvillimin e godinës së Kadastrës Shqiptare (kushti publik i transferimit të pronës) dhe në mënyrë që institucionet publike të përfitojnë pa kosto 34,000 m2 ndërtim me parametra modernë dhe cilësorë, vihet në dispozicion nga ATP për zhvillim me sipërmarrjen të godinës LIFT Tower, prona e saj tek rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë fakultetit të Inxhinierisë 46 së Ndërtimit, rreth 2,357.55 m2.
Kjo pronë ka vlerë të lartë ekonomike për sipërmarrjen dhe si rrjedhim është me interes për t’u zhvilluar”, thuhet në projektin e Lift Tower 2.
Për godinat shtetërore kompanitë e interesuara për të ndërtuar projektet e miratuara kanë afat deri në 5 janar 2025 për të paraqitur ofertat e tyre pranë Korporatës së Investimeve Shqiptare. Në këmbim të pronës shtetërore që i vihet në dispozicion privatit, shteti përfiton zyra për administratën.
Ndërkohë Këshilli Kombëtar i Territorit ende nuk është dhënë leja për të vijuar ndërtimin për 'Tulipanin e Tiranës' kullën 40 kate të lartë e me një sipërfaqe ndërtimi rreth 35 mijë metra katrorë në afërsi të ish stadiumit Dinamo, pranë Fakultetit të Inxhinierisë. Godina është projektuar nga studioja kosovare e arkitekturës BVR.
[Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë]
Në rast zjarri çfarë do të ndodhë? si do të evakuohen banorët? Asnjë ndërtesë e lartë nuk ka evakuim "shpëtimi nga zjarri" apo "tërmet" në vend! Asnjë pajtueshmëri teknike! Blerësit janë në rrezik!
PërgjigjuPo prish Fushat e Tenisit,po pret Bredhat e pemët Shekullore te Oborri i ATP te Muhamet Gjollesha ,e po i mbush më MegaKulla të Shëmtuara...!?.. skandaloze!.. po më duket si ajo historia e Aborigjenëve në Ishullin e Pashkës..,që u vetë -zhdukën nga pangopësia e budallallëku i tyre...,duke prerë gjithë Pemët për të ndërtuar ato Megastatujat e famëshme...!
PërgjigjuVazhdo KKT jep leje e puno qe emri jot te mbahet mend brez pas brezi jo si KKT,por si KSHT e famshme!
PërgjigjuKullat ok,por të shpërndara kështu si kunja shkrepsesh,nuk kanë asnjë bukuri estetike ,sado që në vetvete ato janë të bukura,por është si me thënë me vendos një modele të bukur në një magazinë rraqesh. Për mua do t'ishte mē mirë me i grumbullu kullat në qendër,duke prishur sheshin 'Skënderbej' dhe pallatin e kulturës dhe mund të bëheshin nja 10 cop gradacela (deri te 9 katshet),dmth si kulla mbas 15 katshit ,por ne form piramide në lartësi ,ku në qender të ishte kulla më e lartë. Dhe pasi ta mbushni Tiranën me kulla,futini një ligj ,se në dorë e keni .që brënda unazës së madhe duke përfshirë dhe të voglën,lejohen të qarkullojnë gjithë mjetet shtetrore,gjithashtu betonieret ,autobuzat urban,makinat me xhama të zinj,eskortat qeveritare dhe jo vetëm,taksitë deri te UBER ( shyqyr zzotit),sigurisht dhe ambulancat,por edhe makinat e furnizimit te dyqaneve.Lejohen gjithashtu si mjete familjare vetëm bicikletat e deri te motorrat e triçiklat. Ndërsa të ndalohet rreptesisht qarkullimi me makina private,nga qytetarët.Bile,përkundrazi ligji duhet të jetë më i fortë,kush jeton brenda kësaj hapsire ( brenda unazes se madhe e te vogel),nuk lejohet të mbaj makine ,ku kundeavajtësit të denohen me heqje lirie. Më falni por unë vetëm këtë alternativë zgjidhje kam hëpërhë,ku po 'luajme kaladibrançe' çdo ditë në gjithë Tiranën. Sepse për fat të keq,asnjë pushtet nuk ka menduar se si të investojë në çfryrjen e trafikut,të këtij kaosi që sa vjen e shtohet çdo ditë dhe i nerr frymën qytetarëve të Tiranës. Do shtojmë autobuzë ,thotë njëri,kur një mjet mē shumë nuk zgjidh trafikun por e rëndon atë. Tirana me këtë dendësi që shtohet çdo ditë,nuk e ka luksin e korsisë së biçikletave,i cili mund të shërbente vetëm për linja autobuzash .apo ambulancash,apo thjesht edhe për parkim,kur dihet që pallatet deri vitin 2000 ,nuk kane parkingje dhe hapesirat janë tash te zena edhe ato qe ishin para pallateve. E pra vazhdon te mos ketë asnje studim të paraqitur publikisht se si të zgjidhet ky trafik kaq i madh në Tiranë,kur zgjidhje ka mjaft dhe në kushte të tilla shkatrruese të urbanistikës së Tiranës. Sa tunele janë hapur e po hapen !? Plot dhe super te kushtueshem. Sikur dy tunele ( metro) ,pra dy linja si fillim ,një nga universiteti e deri te stacioni i ri i trenit ( ku perspektiva të ishte zgjatimi nga universiteti deri te teg-u dhe ana tjeter nga stacioni trenit deri deri në Kamëz dhe nje tjetër nga fresku në kombinat. Kjo do të s'illte një shfryrje ' gjigande' të trafikut. Ëë..është e kushtueshme metroja..!? Ok,pse nuk vendosni tram..!? Si fillim ,sikur vetëm Lana të shfrytëzohet nga fillimi deri në fund,me konstruksion metalik ,( ke mundesi te besh dhe art per te qene dhe e bukur estetikisht),e zgjidh shume mire këtë anë Tiranes të transportit publik. Në rrugët kryesore pse jo,mund të ngrihen shtylla betoni dhe te shtrihen linja hekurudhore ku te sherbejne per tramvaj. Mos u çuditni,në Kinë treni kalon mespërmes pallatit ,vetem se ska patur mundesi tjeter dhe ka linja te tera ne mes qyteteve ish kaotike që i ka ndërtuar këto linja per te lehtesuar trafikun dhe ja ka dal shum mire. Pse ne mos ta bejme..!? Dhe kostoja e tre kater linjave te tilla rreth e rrotull Tiranës,nuk është më shumë se e nja dy tuneleve qe priste koha per ti bere. Pse nuk ka politika prioritetesh nga bashkia e Tiranes,por o burra u bo deti kos dhe nderto gradaçela!?
Përgjigjumos bej merak se ashtu behet sa here ka festa sheshi edhe pa kulla qe nje funksion e kane ne urbanistike i mire apo i keq pastaj le te flasin ekspertet
Sa mire, s'do kemi nevoje per çader se me.keto ritme po na vijne ballkonet e godinave mbi trotuar aq pak sa jane, ku edhe ecim anash si gaforret se ngushte. Per 10 vjet do levizim me monopatina secili, se trafiku tmerr. Edhe autobusi do behet vend me.lexu liber, 1 kaptiull 1 stacion
Përgjigju..si nuk dhanë leje me prish ndonjë Barake a mur pa leje,me e bo Lulishte a Park të gjelbëruar ?!
Përgjigjuvari teneqet iku dhe tirana
Përgjigju