Kishte kthyer shtëpinë në magazinë për të përpunuar drogë, arrestohet i riu në Lezhë! Sekuestrohet 57 kg lëndë narkotike dhe 100 bimë kanabis

28 Maj 2022, 09:49| Përditesimi: 28 Maj 2022, 09:57

  • Share

LEZHË- 57 kg kanabis të grira në proces tharje janë sekuestruar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar ‘Light’ në një magazinë në Mamurras.

Policia ka vënë në pranga pronarin e banesës Ylli Tafën, 29-vjeç, i cili kishte kthyer në magazinë shtëpinë e tij dhe brenda saj u gjetën, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje.

Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Ylli Tafës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?