Kirurgia okuliste Teuta Haveri në ‘Klinika 24’: Kontrolloni sytë rregullisht për të mos patur komplikacione

7 Shtator, 22:25| Përditesimi: 7 Shtator, 22:51

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report Tv, me moderatore Doreada Mio, ishte doktoreshë Teuta Haveri, Kirurge Okuliste e cila foli për syrin dhe kujdesin që duhet të tregojmë.

”Është shumë e rëndësishme që të kërkohet një vizitë okulistike tek mjeku për fëmijët, përpara se të fillojë viti shkollor” tha doktoresha në fillim të bisedës, duke shtuar se vizita për fëmijët e vegjël është e rekomandueshme.

Cilat janë sfidat që fshihen pas numrin të syzeve sipas mjekes? Së pari flasim për numrat e syzeve që janë problem kur rriten. Ajo që njihet dhe si “Deficite të refrakskionit”, hipermetropitë sikurse miopia.

”Kemi dhe nevojë për korrigjim me numër cilindrik që gjithashtu është e rëndësishme” tha mjekja. Pas moshës 40 vjeç është dhe presbiopia, apo nevoja për syze leximi, që ka të bëjë me lodhjen e muskulit të syrit.

Po a është më e mira që të përdoret kirurgjia për eliminimin e numrit të syzeve? Sipas mjekes, kirurgjia reflaktive apo e eliminimit të syzeve ka një bum shumë të madh këto vitet e fundit për shkak të përsosjes së aparaturave.

”Zakonisht janë mosha e adoleshencës që duan të bëjnë këtë ndërhyrje, pasi ata kujdesen më shumë për aspektin estetik”, shtoi mjekja në studio, duke theksuar se pas ndërhyrjes duhet patur kujdes ditët e para mos fërkohen sytë, apo higjena.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?