Kina teston vaksinën nasale anti-COVID

Bota

Kina miraton vaksinën re kundër Covid-19! Merret nga hunda, jo me injektim

5 Shtator 2022, 17:51| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 17:52

  • Share

Kompania kineze CanSino Biologics deklaroi se një vaksinë e re kundër Covid-19 e prodhuar së fundmi është miratuar nga rregullatori i ilaçeve në vend, për përdorim urgjent si një përforcues. Versioni i vaksinës kundër Covid-19 ka marrë dritën jeshile nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore, tha kompania të dielën.

"Miratimi do të ketë një ndikim pozitiv në performancën e kompanisë nëse vaksina blihet dhe përdoret më pas nga agjencitë përkatëse qeveritare," tha CanSino.

Por, e veçanta e kësaj vaksine është që thithet nga hunda, edhe pse ka përbërës të ngjashëm me atë që injektohet, duke përdorur një adenovirus të padëmshëm si bartës për kodin gjenetik që i mëson trupit se si të luftojë virusin.

Kompania paralajmëroi, megjithatë, se do të përballet me konkurrencë të ashpër nga vaksinat e tjera në Kinë që kanë marrë gjithashtu miratimin e qeverisë.

Cansino tha gjithashtu nuk është e pasigurt se kur vaksina do të mund të dalë në treg, pasi nevojiten ende miratime shtesë administrative, ndërsa shitjet do të varen nga situata e Covid-19 brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga shkalla e vaksinimit në Kinë.

Infeksionet me COVID-10 kanë shënuar rritje në Kinë kohët e fundit. Vendi raportoi 1,848 raste të reja të koronavirusit më 3 shtator, duke përfshirë infeksione simptomatike dhe asimptomatike, krahasuar me 1,988 raste të reja një ditë më parë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?