Foto ilustruese

Kina arrestoi stafin e AstraZeneca për aktivitete të mundshme të paligjshme, bien me 2,8% aksionet e kompanisë në bursë

5 Shtator, 22:47| Përditesimi: 5 Shtator, 23:03

  • Share

Policia e Kinës njoftoi se ka arrestuar 5 punonjës aktualë dhe ish-punonjës të AstraZeneca (AZN.L). Gjithashtu po hap një skedë të re (dosje hetimore) për marrjen në pyetje në lidhje me aktivitetet e mundshme të paligjshme të tyre.

Lajmi u raportua sot (6 Shtator) nga “Bloomberg News”, e pasuar më tej edhe nga agjencia REUTERS, duke cituar burime dhe njerëz të njohur me këtë çështje.

Por kjo nuk ka kaluar pa pasoja ekonomike. Aksionet e AstraZeneca raportohet se ranë me 2.8%, duke i bërë ndër humbësit më të mëdhenj në indeksin FTSE 100 (FTSE), menjëherë pasi u përhap edhe lajmi i arrestimeve.

Gjithashtu sipas ekspertëve ekonomike, kompania ka regjistruar rënie që nga fillimi i muajit shkurt. Kjo e sotmja raportohet si rënia më e keqe e saj në bursë.

"Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i vogël i punonjësve tanë në Kinë janë nën hetim dhe nuk kemi informacion të mëtejshëm për të ndarë në këtë pikë", tha AstraZeneca në një deklaratë, në lidhje me arrestimet e kryera nga autoritetet ligjzbatuese kineze.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?