Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës

18 Tetor, 19:36| Përditesimi: 18 Tetor, 21:45

  • Share

Gjatë tryezës së diskutimit me 70 pedagogë të universiteteve të ndryshme, me temë ‘Shkenca (jo) politike’, Zhupa tha se projektligji bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, ndërsa krijon gjithashtu përplasje me ligjin e arsimit të lartë dhe Akademinë e Shkencave.

Zhupa, e cila është njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit thotë se me projektligji e ri për kërkimin shkencor, vendi ynë nuk bën progres, por e kundërta.

"Politika ka detyrat e veta për të dëgjuar shkencën që të shërbejë më mirë ose e kundërta. Në vend që të diskutojmë se si mund të bëjmë përpara me kërkimin shkencor, kjo dëshmon se por bëjmë regres. Janë punuar tre drafte me rektorët dhe në Kuvend s’ka ardhur ai jo i konsultuar me ta. Ky projektligj bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, krijon përplasje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe me Akademinë  e Shkencave, si dhe me direktivat e BE dhe atyre evropiane për kërkimin shkencor', tha ajo.

Për Zhupën, një projektligji i tillë përjashton edhe komunitetin shkencor që punon jashtë vendit.

Me rëndësi, sipas kryetares së Komisionit Parlamentar të Edukimit, është që Shqipëria të krahasohet me standardet e vendeve të BE-së  dhe jo të vendeve diktatoriale.

"Ligji aktual e thotë se vendoset nga universitet, e jo ministritë të vendosin kush do të jenë fushat e kërkimit për pedagogët. Universitetet shndërrohen në gjimnaze dhe pedagogët thjesht do të japin mësime. Kush kërkon të studiojë dhe të bëjë kërkim shkencor për PPP në ekonomi apo lirinë e medias, me këtë projektligj s’do të financohet. Injoron në mënyrë të plotë komunitetin shkencor që jeton në diasporë. Nuk i shikon si parametra që mund të diskutohen. Ne mbështesim draftin e sjellë nga Konferenca e Rektorëve. Politika duhet të qëndrojë larg shkencës, që financimi i shkencës të rritet dhe të ketë arritje profesionale e kërkuese të pedagogëve. Të krahasohemi me standardet e BE dhe jo të atyre vendeve diktatoriale", tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gafa: 18/10/2024 19:48

    Ina Universitetet vetem kerkim shkencor nuk kane bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?