Arma e sukuestruar nga policia

Kërcënoi fqinjin dhe qëlloi me armë zjarri në banesën e tij, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

26 Maj 2022, 09:43| Përditesimi: 26 Maj 2022, 09:47

  • Share

Një 43 vjeçar është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit pasi kërcënoi me armë fqinjin e tij. 
43 vjeçari i identifikuar me inicialet B.M., banues në Allias pas një konflikti banal me fqinjin, e identifikuar si F.K., 42 vjeç ka marrë armën kallashnikov dhe e ka kërcënuar duke qëlluar në oborr. 
Arrestimi i tij u bë në flagrancë dhe kështu u parandalua një ngjarje tjetër që mund të përfundonte me pasoja tragjike. 
Ndaj tij do të rëndojnë akuzat e kanosjes, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?