Pamje nga Universiteti "Hasan Prishtina" Kosovë

Kërcënim me bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, reagon policia

17 Maj 2022, 19:32| Përditesimi: 17 Maj 2022, 19:36

  • Share

Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pasur një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni  kanë lajmëruar policinë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Rektori i UP-së Sahiti.

Policia ka rrethuar menjëherë Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

“Rreth orës 16:00, është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”  në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?