VIP & Spektakël

Kërcen nën ritmet e muzikës, Bebe Rexha shijon dasmat tradicionale si një shqiptare e vërtet

29 Nëntor 2021, 12:03| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 12:15

  • Share

Bebe Rexha është një shqiptare e vërtet! Ajo kërcen dhe shijon si ne dasmat shqiptare, duke mos harruar asnjëherë origjinën!

E veshur me një fustan të ngushtë me xixa, Bebe ka ndarë me në pamje nga një dasmë shqiptare në të cilën ishte e pranishme së bashku me familjen e saj.

Ajo publikoi edhe një video me babin duke kërcyer dhe ka shkruar “Vajzë babi”.

Me siguri gjatë dasmës e ka shijuar shumë ushqimin pasi, më parë në një intervistë ka zbuluar se është e dashuruar me ushqimet tradicionale shqiptare.

“O Zot i madh, unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj.”, ka thënë këngëtarja gjatë një interviste.

Pavarësisht përmasave ndërkombëtare të karrierës së saj, Bebe ka qëndruar gjithmonë pranë Shqipërinë në momente të vështira.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?