Jasmina dhe Ardjan Bujupi

‘Kemi flirtuar’, Jasmina flet për marrëdhënien e saj me Ardian Bujupin: Nuk tregoj nëse jemi puthur

18 Maj 2022, 22:43| Përditesimi: 18 Maj 2022, 22:45

  • Share

Së fundmi Jasmina dhe Ardian Bujupi kanë qenë shpesh nën vëmendjen e mediave rozë, pasi përfliteshin për një lidhje dashurie.

Jasmina është rikthyer në “Për’Puthen”, ku edhe ka folur rreth marrëdhënies së saj me këngëtarin shqiptar. Ajo theksoi se mes të dyve ka vetëm një marrëdhënie shoqërore.

 “Gjatë klipit, ai ishte kontakti i parë që kam patur me Ardianin. Normal që ka pasur flirte se është e kot ngaqë ka pasur foto e ka pasur video por që nuk kishte vazhdimësi dhe mbajtëm shoqëri për aq kohë sa nuk pamë një pikë të përbashkët që të na mbante aq të lidhur me njëri tjetrin”, tha ajo.

Jamsina ishte shumë e relaksuar teksa po fliste, por një pyetje e futi mjaft në siklet.

 “A jeni puthur”?

“Abstenoj”, tha ajo duke qeshur. Ajo vendosi ta linte një sekret dhe të mos tregonte.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?