Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Fajtorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Detyrimin ndaj viktimave e kemi shlyer me Reformën në Drejtësi

21 Janar 2022, 13:10| Përditesimi: 21 Janar 2022, 14:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama akuzon kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si fajtorët e vërtetë për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011. Teksa i quajti protestuesit e vrarë si të pafajshëm, kreu i qeverisë theksoi se detyrimin ndaj tyre PS e ka shlyer me Reformën në Drejtësi, dhe se kjo e fundit do të veprojë, ndërsa kërkoi durim.

“Protestuesit u shpërndanë në disa pika larg objektit të rëndësisë së veçantë më 21 janar 2011. Degradoi në disa djegie, por larg kryeministrisë e cila nuk u prek nga askush dhe asgjë. Besoj se shumëkujt mund t'i kujtohet që ka qenë e rrethuar me gardh, dukej si një vilë e madhe private e pasanikëve ish-sovjetikë, dhe jo si pallati i një qeverie demokratike. Asnjë shishe me benzinë nuk e kaloi gardhin, apo asnjë zjarr nuk e përpiu pemën pranë derës.”-tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se ata që sulmohen sot në Partinë Demokratike, duke ju referuar Bashës e Berishës, tha se asokohe të dy ishin bashkë dhe i akuzoi si vrasës të protestuesve të pafajshëm.

“Pashë komentatorë mbrapa bravës duke thënë se fajin shpesh, qysh në krye të herës por përsëri, se fajin e kam unë, se i thirra njerëzit në protestë ndërkohë që nëse nuk ndalemi te kriminelët që tërhoqën këmbëzën, fajtorët e vërtetë për ato vrasje, ndodhen njëri mbi ‘Foltore’ që do të marrë SHQUP-in dhe tjetri që fshihet pas bravave.”-tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se fajtorët e vërtetë janë të lirë, madje japing shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës, duke ju referuar protestës së dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.

"Të thuash se 4 njerëz u vranë se nuk duhej të shkonin në Bulevard atë ditë, do të thotë të mos bësh asnjë koment. Meritojnë koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria pse fajtorët e vërtetë janë të lirë e madje japin dhe shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës. Unë nuk shoh asnjë arsye për të menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për Reformën në Drejtësi e cila përgojohet për ditë nga kundërshtarët e saj, armiqtë e saj, foltore më foltore, bravë më bravë, por që është guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet ku drejtësia nuk ka qenë kurrë drejtësi. Për herë të parë është vënë një gur themeli për drejtësinë në Shqipëri dhe këtë gur e ka vënë kjo parti në pushtet. Mua mund të më shfryheni sa të doni, i mirëpres të gjitha, por nuk mund të më kërkoni llogari për 30 vjet e as mund të kërkoni të pamundur, funksionimin e plotë të drejtësisë kur akoma nuk është tharë boja në Reformën në Drejtësi. Kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet burrë për 4 vjet. Po pastrohet llumi i paparë në Sistemin e Drejtësisë." - tha Rama.

Një koment kryeministri Edi Rama e pati edhe për Presidentin Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t'i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç'bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë 'tallje' për ata që shkojnë dhe i marrin

"Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës", tha ai.

Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës, asokohe PS-ja gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt. Edhe në këtë përvjetor të 11-të kryeministri Edi Rama dhe familjarë të viktimave të “21 Janarit” kanë kryer homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në nder të 4 protestuesve të cilët humbën jetën.

 

Ora 13:44
Meta i jep dekorata aktorëve në Korçë më 21 janar, Rama: S'ka çfarë bën tjetër, tallje e madhe me ata njerëz që shkojnë i marrin

Një koment kryeministri Edi Rama e pati edhe për Presidentin Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t'i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç'bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë 'tallje' për ata që shkojnë dhe i marrin.

"Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës", tha ai.

Ora 13:29
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Drejtësia do të veprojë, homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve të vërtetë

 

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se drejtësia do të veprojë për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues. Kreu i qeverisë theksoi se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë.

"Homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve."-tha Rama.

Ora 13:23
'21 Janari', Rama: Detyrimin që na takon me 4 Dëshmorët e kemi shlyer me reformën në drejtësi! Fajtorët japin shfaqje dhunë në mes të Tiranës

 

Duke ja lënë barrën e fajit Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, ndërsa tha se PS i ka shlyer detyrimet ndaj Dëshmorëve me reformën në drejtësi. Kryeministri Rama u shpreh se reforma në drejtësi është në hapat e saj të parë, duke kërkuar durim deri në funksionimin e plotë të drejtësisë në vend.

"Të thuash se 4 njerëz u vranë se nuk duhej të shkonin në Bulevard atë ditë, do të thotë të mos bësh asnjë koment. Meritojnë koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria pse fajtorët e vërtetë janë të lirë e madje japin dhe shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës. Unë nuk shoh asnjë arsye për të menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për reformën në drejtësi e cila përgojohet për ditë nga kundërshtarët e saj, armiqtë e saj, foltore më foltore, bravë më bravë, por që është guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet ku drejtësia nuk ka qenë kurrë drejtësi, por ose një gurrë në dorën e pushtetit për të masakruar armiqtë apo gurë në pazarllëqet me jetët e të tjerëve. Për herë të parë është vënë një gur themeli për drejtësinë në Shqipëri dhe këtë gur e ka vënë kjo parti në pushtet. E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë siç ka qenë para komunizmit, gjatë dhe pas komunizmit. PS mori përsipër të vendosi këtë gurë themeli. Durimi është një gjë e rrallë në këtë vend sepse njerëzit kanë pritur shumë. Mua mund të më shfryheni sa të doni, i mirëpres të gjitha, por nuk mund të më kërkoni llogari për 30 vjet e as mund të kërkoni të pamundur, funksionimin e plotë të drejtësisë kur akoma nuk është tharë boja në reformën në drejtësi. Kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet burrë për 4 vjet. Po pastrohet llumi i paparë në sistemin e drejtësisë", tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pika me gjithe reforme: 22/01/2022 08:41

    Reformen nuk e bete ju por Amerika dhe Be, ju vetem u munduat te fusnit duart ku te mundnit ne reforme. Gjyqtaret qe iknin nga veting dhe dilnin nga dera e drejtesis, ju i lejuat te futeshin nga dritarja si avokat. Perseri jane ne sistem. Nuk dolen nga sistemi pergjithmon vetem sa u ndaluan perkohsisht.

    Përgjigju
  • 136: 21/01/2022 20:23

    yyyt njeri i peshtir qe bone koalicion me meten . yt far e keqe qe genjeni haptas nji popull te pa shkolluar. Po boheni sulltener nshpinen e ktyre njerzve tpafajshem me horizont bardh e zi nga regjimi. Nuk e di si tmorin akoma seriozisht nji ndrysire arrogant si puna jote ky popull pa te ardhme. Mallkim nga shpirti turoj familjarisht se nuk e mer parasysh vujtjen qe po i shkakton nji populli te ter dhe shitesh sikur solle sukses. Mallkim vec mallkim bashk me Berish e Met(Lulin sdu ta bezdis se po flen se duhet te rritet)

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/01/2022 17:50

    E bère reformèn mo? Lum ne pèr kapedanin qè kemi. Marrsh nga ditèt tona o trim, o yll i shqipes, o shakaxhi i lindur. Lum ne pèr lètyrat qè mbajmè mbi kokè dhe presèm tè na udhèheqin. Ha dreka dhe darka me Dakot e Ahmetajt, me Beqajt dhe Doçèt. Ngri dolli o kapedan sepse ke mbèrritur majat. Kètyre qè kèrkojnè drejtèsi,,çu qi tèmèn, kèta kujtojnè vèrtetè se zotrote more pushtetin pèr tu shèrbyer atyre. Rrumpallè kapedan rrumpallè, o shitès mjegulle. Tè na rruaç pèr reformèn, o shpirt, o europian.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 21/01/2022 17:41

    Si e lshyeve detytimin i nderuar KM? Duke vene nje nga anetaret e grupit te zjarrit qe qelloi demostruesit ne krye te bashkise Mat apo duke qendruar ne pushtet 12 vjet me justifikimin se do sjellesh drejtesi? Idealet e atyre njerezve i ke harruar me kohe tani po luan shahun nderkohe qe shah mat e ke bere me kohe

    Përgjigju
  • Shkoder: 21/01/2022 17:26

    Ekziston vetem Një Drejtësi dhe kjo qyhet ; « KOHA «  Kur ; Ne Ju Ata ose Ato do korrim ato çfarë kemi mbjedhur . Flm

    Përgjigju
  • Tirona: 21/01/2022 16:44

    Të vje zor kur dëgjo e shef kto palaço të Rrepublikës Mafioze Pushtetare të Shqipnisë. Edi Rama nji i paftytë që me kte që thotë ne shlym borxhin moral ndaj viktimave merito PLUMIN BALLIT por masi ti vrasësh kalamojt. Sa për ato Mbetjet Ushqimore Trupore të PD as nuk duhet harxhu sekondi me u marë. Qeveria kti ftyr Drreqit që do me bo si Ismail Qemali ësht e ZHYTME TOTALISHT NË KORRUPSION NË ÇDO HALLKË TË SHTETIT. ARBEN AHMETAJ i lidh me trrafikant drroge,manjak që ska lon femër pa ngacmu,njeri i shpifët që i çojn çontat me € në shpi.Nëse prokuroi ka bythë të shkoj në kontrrolle te banesat e tij e me kamera të shofi populli VUJT SHQIPTAR SE SA €$ ka ai nëpër qese në shpi.Çdo rindërtim i tërmetit ai ka MBUSH XHEPAT. TJU RROJË PARLAMENTI E USA me zonjën ÇING ÇUNG ÇANG që do të kapi peshqit e mëdhenj

    Përgjigju
    • Alfabeti: 21/01/2022 17:02

      Shko meso te shkruash gjuhen shqipe si fillim pastaj harxho energji negative neper portale

  • Fshati: 21/01/2022 16:35

    Z. Rama mi dergo konkluzionet me shkrim, dhe sa po ti ekzaminoj, te garantoj se do ti arrestoj te dy.

    Përgjigju
  • Alb: 21/01/2022 16:12

    Detyrimin ndaj viktimave thot dmth ti e pranon qe kundrejt atyre viktimave ke pas detyrime dhe per nder te atyre bere kete reformen e famshme dhe sot ata prihen te qet ashtu sikurse dhe votuesit e tu nuk e di ca familjaresh ka qe te besojne dhe durojn keto budalliqe qe thot ky koqja. Me popull vk se.ky i joni nuk ka ne gjith boten

    Përgjigju
  • Une: 21/01/2022 16:09

    Nuk ke shlyher asgje me reformen ne drejtesi. Perkundrazi nuk eshte bere asnje gjysem hapi nga policia dhe ministria e drejtesise per te nxitur hetimet. Lulin doje ta merrje ne bashkeqeverisje dhe per Saliun te vinte keqe kur mori non grata.

    Përgjigju
  • Endri: 21/01/2022 16:04

    Kuptohesh shume qarte se do te shfajesohesh publikisht dhe ti te ndihesh moralisht mire se e shperbleve me ndryshimin e drejtesise se re. Praktikisht asgje ska ndryshaur dhe ti je perseri fajtor, per aq sa te takon ty. Drejtesia e re ska bere asgje. Ata qe jane alrguar vazhdojne perseri jeten normale, thjehst nuk jane gjyqtare. Po pse per kaq pak kishte nevoje drejtesia e re sa per te larguar nje person nga puna? Jo mor zoti Rama, nuk ke shlyer asnje detyrim ndaj viktimave. Pa burgosur Saliu dhe Lulzimin, hiq gjyqtare sa te duash, asnje shpirt nuk do shkoje ne vend.

    Përgjigju
    • Une: 21/01/2022 16:17

      Ja se ta kthen pergjigjen si papagall "nuk jam gjykates une", "mos ma kerkoni mua", "nuk eshte 45" dhe "duhen qindra vjet te behet shtet". Ju flet njerezve sikur jane femije kopshti apo mendon se te gjithe jane brezi i tij i kompleksuar... eshte 2022 dhe te lindurit e pas 90 sot jane te rritur, kane familje dhe nuk duan ta dine as per 45 dhe as per 90. Rama duhet te thote cfare ka bere per te nxitur hetimet, nuk i kerkuar kush te marre cekicin e te bej gjykatesine.

  • Kafarah: 21/01/2022 15:20

    Nuk quhet reforme ne drejtsi te emeroni ne krye te albanistanit nje te korruptuar si ilir metaj kjo quhet bashkpunim me hajdutet e albanistanit

    Përgjigju
    • paloka: 21/01/2022 15:34

      albanistanin ton te dashur dhe hajdutin e hajdutat i pshton burgu i recit per tan ata perbinsha e mrapa na hapet rruga per ne be

  • Leli: 21/01/2022 15:07

    Ti je fare e keqe qe me 21 janarin ke 10 vjet qe e shfrytezon per te qendruar ne pushtet. Mjafton te dish qe kryetari i grupit te zjarrit ne 21 janar ti surrat e vure kryetar bashkie te burrelit. Te isha si ata familjaret as nuk te qasja as te gardhi i shtepise. Ti je vrasesi i tyre qe i solle ne Tirane dhe i le vetem tek si vellami yt.

    Përgjigju
    • Arbërori: 21/01/2022 15:44

      Bravo për këtë shkrim të vertet…!!!

    • paloka: 21/01/2022 15:37

      ka faj ky qe ishte opozit e protestoj po shko mo njish shko te plaku mere se burgu e pret me vrasjen sa faji i kti po i atyne qe dhanen urrdhin e ai ka nji emen sali berisha edhe ministri i mrojtjes lulzim basha edhe kryetari i parlamentit qe vjellte me bllok ilir meta jo se ky a burr i mir po me e vu ne kanar me te tjert te pakten ska gjak shqiptari ne dur

  • Tutu: 21/01/2022 14:53

    Meqe e ke shlyer detyrimin ndaj viktimave o maskara … uroj qe realisht te shlyesh detyrimin tek familja jote… je vec nje ndyresire dhe ne qe te votuam ca idiote..

    Përgjigju
  • Berlinezi: 21/01/2022 14:47

    Zoti Kryeminister, une qe po shkruaj jam nje Njeri i persekutuar tej Mase deri ne Korrikun e 1990 kur si Komshi i Ambasades Gjermane hyra ne Ambasade me gjithe Familien per te shpetuar Koken time dhe te krejt Families. Urrejtja kundrejt Komunizmit te asaj Kohe me kishte hyre ne Palce saqe nuk mundja ta hiqja edhe kundrejt jush kur ju hypet ne Pushtet, nuk doja te ju shihja, nuk doja tua degjoja Zerin se me dukeshit si djali i Diktatorit. Perqafova Partine Demokrate edhe pse isha larg kisha Deshire te degjoja Fjale te mira vetem per PD. Lexoj perdite Lajmet e Shqiptarja.com dhe mu deshen vetem kater Vitet e fundit per te kuptuar se kush ishte dhe eshte ish Kryeministri duke hequr menjehere Dore nga PD dhe pseudo Demokrati Sali. Kam kater Vjet qe ndjek Punen tuaj nga larg nuk jam me asnje Parti, por dua te ju them se ju jeni me i miri Udheheqes qe Vendi yne i schumevuajtur ka pare ndonjehere. Mua me shtyne Llogjika ti shkruaj keto Rrjeshta dhe jo Dashuria per nje Parti, apo per nje tjeter. Ju zgjidhni per Vendet delikate ne Qeveri Njerez te paperlyer e te pazhgaravitur nga Llumi i Krimit i cfardolloi te jete ai si ju sot thate per Gjygjtare e Prokurore te korruptuar: ata zhvasin sa kane mundesine dhe kur u vjen Koha e Vedingut terhiqen. Ju jeni ne Shpirt dhe Mendje nje Demokrat i vertete qe une mund te ju krahasoj me Koka shume te medha politike, Populli Shqiptare ka Shprese te madhe tek ju prandaj dhe keni fituar Simpatine time dhe te shume Shqiptareve. Qendroini kesaj Linje pa Frike dhe Medyshje per te miren e Popullit tend.

    Përgjigju
    • Franc: 21/01/2022 18:12

      Besoj se nuk eshte faja e ENVER HOXHES qe qenka akoma diktature dhe nuk paska liri, demokraci dhe drejtesi. Perse nuk I terhiqni te gjalle sic bet me Enverin por I lini te vjedhin e te shkaterrojne Shqiperine pa meshire per njerezit qe luftuan per kete demokraci

    • Alb: 21/01/2022 16:42

      I nderuar bashkelexues. Urroj qe te jesh mire atje larg atdheut meme ku qendron dhe mos bej gabim asnjehere te kthehesh.Me beso qe nga larg te duken te gjitha super te bukura sikur gjithshka ka ndryshuar por nga afer do zhgenjehesh pa mase. Me beso qe jo vetem asgje ska ndryshuar por perkunderazi eshte perkeqesuar. Ne nje vend ku mungon demokracia, liria dhe drejtesia per mua jemi akoma ne diktature. Thjesht Po hane surratit propaganden me te eger qe eshte bere ndonjehere.

  • Socjalist i pa puna: 21/01/2022 14:44

    Po kjo ishte loja o derdimenw rilindsa e patronazhiste. Rama shiti te atin ne gjyq duke e akuzuar sei kishte shqyer te shoqen e jo me juve qe jeni te shqyer qe kur keni lindur ha ha ha

    Përgjigju
  • Vafanculo: 21/01/2022 14:32

    Per te gjithe atyre qe iu ka pjerdhur truri dhe nuk i ka mbetur asnje fije moral dhe dinjitet. Ata kater te mjere me 21 janar i vrau Likja, i tha dhe kokepalare, burri i doktoreshes se shkencave, qe me pas socialistet e nderuan duke e bere kryetar te shtetit.

    Përgjigju
  • Andarti shqipfoles: 21/01/2022 14:27

    Neve e dim qe prokuroret shqiptar ende dridhen nga Sali Berisha, i cili ka 30 vjet qe vazhdimisht kercenon kedo dhe cfaredo qe i rrezikon pushtetin personal dhe lirine, dhe ka dhene mjaft shembuj dhune. Por fajin e ka Rama qe nuk i mbush me guxim prokuroret… Pse nuk u ben disa gjilpera ose tu japi pak kokaine? PSE? Ja pra qe fajin e ka Rama per mosveprimin e SPAK. Edhe dicka tjeter qe eshte teper me e rendesishme, te cilen zakonisht grupi im virtual e shpreh me nenkuptime ndersa une po e them hapur: s’behet ky vend! Perderisa SPAK dhe BKH-ja e sapoformuar ende nuk kane vepruar per 21 Janarin, kjo do te thote qe s’kane per te vepruar KURRE! Eshte SHUME e rendesishme qe ju shqiptaret te mos keni shpres dhe te emigroni deri sa te zhdukeni si komb! (Per lexuesit qe nuk e kuptojn, ky eshte nje koment ironik per te nxjerr ne pah qasjen e fushates propagandistike qe zhvillon nje rrjet shqipfolesish ne internet.) Efharisto!

    Përgjigju
  • Erik: 21/01/2022 14:22

    Berisha dhe Basha jane pergjegjes per vrasjen e 4 te pafajshemve te 21 Janarit dhe heret a vone do te duhet te pergjigjen per kete. Sepse ose lejuan ose urdheruan vrasjet nderkohe qe kishin pergjegjesi per jeten e qytetareve te vendit, perfshire protestuesve. Ndersa Rama bashke me Doshin dhe te tjeret pas hijes se tyre, jane njesoj fajtore madje mos me shume. Sepse konspiruan nje skandal-pergjimin e Metes, dhe organizuan nje dhune dhe vandalizem ekstrem per show politik. Shtuar ketu se pasi e "hengren turpin me buke" Meten e bene aleat dhe moren timon e tepsi. Qysh atehere perdite bejne cmos te zaptojne cdo gje dhe aagjesojne cdo kundershti. Dhe vrasin sa te mundin cdo mundesi per liri dhe demokraci.

    Përgjigju
  • Sing: 21/01/2022 13:59

    Po kur qenke I sigurt qe edhte salqeni me lulken perse nuk I con perpara drejtesise keta dy jashteqitjet e vendit. Sikur e kishe dhe nje pike ne programin kur ishe kandidat per kryeminister. Premtimet duhen mbajtur o zoti kryeminister nese je burre

    Përgjigju
    • Leli: 21/01/2022 15:09

      Ai vetem burre qe nuk eshte

  • KAUSH KASAPB Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 21/01/2022 13:38

    Ore Edi Rama po çfar drejtësie është kjo që dy kriminelët maloku hajdut kriminel Salheu e lyl shal ngjitmi bredhin të lir. Megjithse fa8jn e kan familjarët e viktimave kan pritur 11 vjet po ça prisni më ju o ditzi po jepini një plumb ballit malokut kriminel hajdut Salheut e djalit të tij xen sy peshkaqenit e kshu vihet drejtësia 100% në vënd. Ose rini e dëgjoni pordhët e Edi Ramës tër tër e dër dër. Deri do plumb.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?