Hurma

Katër rastet kur nuk duhet t’i konsumoni hurmat

11 Shtator, 22:42| Përditesimi: 11 Shtator, 22:47

  • Share

Hurmat përmbajnë vlera ushqyese fantastike. Po në cilat raste nuk duhet ta hani këtë frut vjeshte?

Mos konsumoni hurma me stomakun bosh
Kur jemi të uritur, stomaku sekreton më shumë acide tretës. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulcera, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.

Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë
Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë, duke shkaktuar kapsllëk.

Konsumojini hurmat pa lëkurë
Disa prej nesh parapëlqejnë që t'i hanë hurmat me lëkurë. Por kjo gjë mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?