Trajneri i Brazilit Titte dhe Guardiola djathtas

‘Katar 2022’ i fundit për Tite-n, Guardiola projektohet si trajneri i Brazilit për të ardhmen

7 Prill 2022, 16:36| Përditesimi: 7 Prill 2022, 16:38

  • Share

Botërori i Katarit do jetë i fundit për Tite-n si trajner i Brazilit. ‘Marca’ bën me dije se braziliani më pas do të ndahet me 5 herë fituesit e Botërorit, pasi një tjetër projekt do të nisi.

Më shumë se sa largimi pritet të bëjë bujë emri i pasuesit që do të zgjedhë ‘slecao’. Pep Guardiola është i përfoluri që do të tentohet të bindet nga Federata Braziliane e Futbollit.

Kontrata e spanjollit me Mançester Sitin mbaron në qershor të vitit 2023 dhe ende nuk ka asnjë shenjë rinovimi nga ana e teknikut.

Kontaktet midis “seleçaos” dhe vëllait të Guardiolës, i cili është njëkohësisht dhe agjenti i tij kanë filluar dhe qëllimi i Brazilit është të arrihet një akord 4-vjeçar me katalanasin.

Vetë Guardiola më herët e ka deklaruar se në të ardhmen do të drejtojë një kombëtare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?