KAS njohu Vangjel Tavon kryetar, ‘Bashkë Fitojmë’ çon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë! Kërkojnë ndryshimin e vendimit

30 Gusht, 14:05| Përditesimi: 30 Gusht, 15:50

  • Share

Opozita do ta vazhdojë betejën për Himarën duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë edhe në Kolegjin Zgjedhor.

4 ditë më parë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ e rrëzoi kërkesën e kolicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes politike Meta-Berisha për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve me argumentin se nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.

Padia është depozituar këtë të premte dhe pritet të merret në shqyrtim.

Kolegji zgjedhor është hallka e fundit e shqyrtimit duke dalë me një vendim të formës së prerë  që më pas do t’i hapë rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryetar bashkie.

Kërkesë padia e koalicionit 'Bashkë fitojmë'

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?