Karkaleci maroken bën kërdinë në fushat e Myzeqesë! Fermerët: Ka dëmtuar 1000 hektarë me jonxhë! Ministria e Bujqësisë të nisë spërkatjen

6 Qershor, 14:40| Përditesimi: 6 Qershor, 16:19

  • Share

Në fushat e Myzeqesë është shfaqur sërish karkaleci ‘maroken’, një insekt që sjell dëme të mëdha për bujqësinë. Konkretisht në zonën e Tërbufit, Grabjanit e Plukut ku fermeret kanë mbjellë 1 mijë hektarë me jonxhë karkaleci shfaqet në sipërfaqe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme deri në eleminimin total të bimëve.

Karkaleci në këtë fazë dëmton jonxhat dhe terfilin e më pas kalon edhe në kulturat e tjera që kanë masë të gjelbër si perimet, lulja e diellit misri, etj. Fermerët që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre ekonomik me kulturën e jonxhës e kanë të pamundur të kryejnë sperkatjen me buxhetin e tyre. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen emergjente nga Ministria e Bujqësisë, si me preparate kimike ashtu dhe me mjete mekanike zetorë e agregate spërkatje për të përballuar situatën.

Karkaleci ‘maroken’ ka rreth 5 vjet që është shfaqur çdo sezon në  Tërbuf, dhe rezervat biologjike të tij në këtë zonë janë në Grabian, Tërbuf, Pluk tek ish fusha e aviacionit si dhe tokat e lëna djerrë në zonën e Beratit dhe pikërisht nga këto zona duhet të nisë vrojtimi dhe më pas ndërhyrja me spërkatje për të bërë të mundur eleminimin përfundimtar të këtij isekti që po shkatërron bujqësinë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • punonjesi i M.B..: 22/06/2024 17:44

    MINISTRIA I KA VJEDHUR ATO FONDE....ME KOHE...PER DESIFEKTIM..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?