Dean Liço

Kapiteni i Skënderbeut lë korçarët, gati prezantimi në Turqi

27 Korrik, 14:33| Përditesimi: 27 Korrik, 14:34

  • Share

Dean Liço do largohet nga Skënderbeu. Kapiteni i korçarëve në dy sezone me ekipin e vendlindjes ka treguar cilësi në fushë dhe për këtë arsye ka marrë një ofertë nga Igdir FK, ekipi turk që milioton në Ligën e Dytë.

24-vjeçari është dakordësuar edhe në bazë të kushteve ekonomike, ndërsa ende nuk dihet shuma që Skënderbeu do arkëtojë, kjo pasi ai ka një kontratë të vlefshme me korçarët deri në verën e 2025.

I dalë nga moshat e Skënderbeut, korçari është formuar te moshat e Leganes, Sportingut dhe Lazios, për të luajtur me Ascolin, Partizanin dhe më pas kthimi në shtëpi për dy sezone me Skënderbeun.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?