PKK Muriqan

Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur

29 Nëntor, 11:45| Përditesimi: 29 Nëntor, 11:49

  • Share

MURIQAN, SHKODËR - Një 30 vjeçar nga Mali i Zi është kapur nga policia në hyrje të Shqipërisë në pikën kufitare të Muriqanit dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Francë.

Shtetasi A.D., 30 vjeça nga Mal i Zi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, pasi akuzohet për veprat penale të përdhunimit dhe kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

'Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi.', njofton policia.

Për këtë Gjykata Tribunale i caktoi masën arrest në burg në 29 korrik të këtij viti. Sakaq, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin për ekstradimin e 30 vjeçarit.

'30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi  Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.', vijon më tej njoftimi. 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?