Tensionet në Kuvend, reagon Peleshi: Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, deputetët tanë s'janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh

30 Shtator, 19:51| Përditesimi: 30 Shtator, 19:56

  • Share

1727718930_djegiaekarrigeve.JPG

Pas kaosit të shkaktuar nga opozita ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend, ka ardhur një reagim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Niko Peleshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se dhuna është e papranueshme.

Sipas tij, deputetët nuk janë aty për t’u përleshur, por për të debatuar me fjalë.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian.

Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Dënimi i Salianjit, PD kaos në Kuvend! Noka hedh benzinën, Nallbati u vë zjarrin karrigeve në oborr, sende të forta drejt Spiropalit: Duam qeveri teknike! Përjashtohet Noka


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?