Djegia e karrigeve dje nga deputetët e opozitës, para Parlamentit

Kaosi në Kuvend, Manja: Akt rrugaçërie i Berishës për hallet e veta dhe për listën e deputetëve! Saliu është topi, Salianji dhe shokët janë mishi

1 Tetor, 15:47| Përditesimi: 1 Tetor, 15:54

  • Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, reagoi sot për kaosin dhe zjarrin në seancën parlamentare të ditës së djeshme (30 Shtator) nga deputetët e opozitës.

Teksa iu referuar termit “mosbindje civile” të përdorur nga krerët e PD-së, mes tyre edhe kryetari Sali Berisha, ministri kujton në një postim të tij në profilin e rrjetit social Facebook, se si “shpikja më e madhe e Mahatma Gandit që sfidoi Perandorinë Britanike, nuk rezulton që të ketë përdorur mjete të forta ndaj kundërshtarëve, shkrepse apo bidona benzine”.

“Kjo “Mosbindja Civile” e Saliut më duket se në thelb është një lloj rrugaçërie apo rrugëtarie jocivile siç do thoshte zonja Duma. Ai e predikon këtë rrugëtari apo rrugaçëri jocivile nga kafazi i arrestit shtëpiak, ku faktikisht nuk e ka mbyllur ndonjë narkoshtet, po e ka mbyllur mosbindja e tij jo civile ndaj organeve të drejtësisë. Që Saliu e ka armën e vet të vjetër politikën e mishit për top kjo dihet qëkur doli në skenë me dy gishta. Dihet edhe që gjithmonë ai ka topin, kurse ata që e ndjekin qorrazi si Salianji me shokë i vejnë në dispozicion mishin”, shkruan Manja.

Teksa kujton se kaloi gjithë javën e gjelbërt në qarkun e Lezhës dhe takoi njerëz të shumtë, ministri kujton se nuk e kupton se “sa rrugëtarë jocivilë” do dalin për bllokim rrugësh.

“E kam shumë vështirë ta kuptoj se kush do jenë “gandianët” e kësaj rrugëtarisë jocivile, që do shkojnë me këmbët e veta para drejtësisë për veprën penale të bllokimit të rrugëve apo shkatërrimit të pronës publike. Po edhe sikur të gjenden disa rrugëtarë që do merren me këtë dështim të radhës të opozitës me kokën në arrest shtëpie dhe me këmbët në mosbindje rrugore, ky fakt nuk do t’i ndryshojë dot të paktën tre të vërteta”, shkruan Manja.

Dhe më poshtë jep këto tre detaje rreth arsyeve të mosbindjes civile të opozitës, duke i lidhur më shumë me problemet e Berishës me drejtësinë dhe faktin se Shqipëria po hyn në fazën e re të integrimit, me hapje negociatash me BE-në:

"-E para, që kjo thirrja për rrëmujë vjen vetëm si përshkallëzim i hallit familjar të Saliut me drejtësinë dhe mbështetet nga deputetët me shkrepse nëpër xhepa, si përshkallëzim i hallit për t’u futur në listën e re të Saliut.

-E dyta, që kjo rrugaçëria apo rrugëtaria jocivile që medemek po shpërthen nga zemërimi për burgosjen politike të Salianjit, nuk e ndryshon dot të vërtetën se Salianji është një i dënuar për veprën penale të krijimit të rrethanave për një kallëzim të rremë. Pra, për shkallën më të lartë të shpifjes përmes fabrikimit të fakteve të paqena.

-E treta, që kjo lajthitje e re e dhunshme që s’do prodhojë dot asgjë më shumë se sa lajthitjet e mëparshme të këtij lloji, shfaqet përsëri si një kovë e madhe zifti mbi Shqipërinë, pikërisht kur vendi hyn në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian në mesin e këtij muaji", e përmbyll Manja postimin e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark: 01/10/2024 17:17

    SALIU ESHTE k...i,,,,keta jane k...et....

    Përgjigju
    • Zhongari usa: 02/10/2024 17:01

      Rama PUTINIT shqiptar erdogani turk DHE president I KORESE SE VERIUT .REAMSI BURGOS DHE VRET KUNDERSHTARET POLITIKE ..MODELI I ENVDERR DERRIT HOXHA .

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?