Marco Alia

'Kambana' gjermane, Skënderbeu 'mbush arkat' nga portieri Marco Alia

17 Maj, 20:35| Përditesimi: 17 Maj, 20:40

  • Share

Verën e 2023 la Italinë dhe udhëtoi drejt Korçës për t'u veshur me fanellën bardhekuqe të Skënderbeut. Për Marco Alian, gardianin 24-vjeçar, nuk do ketë qenë i thjeshtë një vendim i tillë, kjo për faktin se djaloshi që ka luajtur me Shqipërinë U-21 kaloi më shumë se gjashtë vite me moshat e Lazios.

Tanimë, pas një sezoni në Superligë duket se kalimi i tij në Korçë ka qenë një zgjedhje e mirë, kjo për vetë faktin se në dyert e Skënderbeut janë duke "trokitur" disa klube për shërbimet e tij.

Skuadra nga Gjermania kanë shfaqur interes serioz, teksa nuk mungojnë as ato nga Italia. Bardhekuqtë kanë qenë hermetikë sa i takon emrave, por fakt është se "kambanat" janë duke rënë për portierin Alia.

37 ndeshje ka zhvilluar portieri mes shtyllave këtë sezon me Skënderbeun, teksa në 13 raste e ka mbajtur rrjetën të paprekur. Me vlerë 250 mijë euro në treg, vështirë se në Korçë do e lënë të largohet pa shifrën e duhur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?