Shuma e sekuestruar e eurove

Kakavijë/ Udhëtonte drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro me vete, por nuk i deklaroi! Procedohet penalisht 55-vjeçarja

26 Tetor, 11:46| Përditesimi: 26 Tetor, 12:08

  • Share

Policia ka proceduar penalisht në Kakavijë ditën e sotme, një 55 vjeçare pasi, nuk deklaroi shumën e eurove që kishte më vete, ndërsa do të udhëtonte drejt Greqisë.

Sipas policisë, 55- vjeçares me inicialet E. R, gjatë kontrollit të kryer nga policia iu gjetën 11 800 euro, të cilat më pas iu sekuestruan, pasi nuk ishin deklaruar. 

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove', njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?