Juventus, trajneri Motta udhëzon kapitenin Danilo

GOLAT/ Juventus ngec sërish, Inter fiton 0-3 me Empolin! Ismajli titullar, Asllani në stol! Tri pikë për Atalantën dhe Venezian

31 Tetor, 08:29| Përditesimi: 31 Tetor, 15:29

  • Share

Serie A e futbollit vijoi të mërkurën me katër ndeshjet e radhës për raundin e 10-të. Te tri pikët doli Interi, Atalanta dhe Venezia, ndërkohë që Juventus u ndal në barazimin 2-2 në Torino.

Në ‘Carlo Castellani’ Empoli vendas u mposht 0-3 nga Interi. Pas barazimit dramatik kundër Juves (4-4), zikaltërit gjetën suksesin e plotë. Frattesi në minutat 50-të dhe 67-të shënoi dy gola, teksa në fund vulosi Lautaro. 90 minuta të plota luajti Ardian Ismajli për vendasit, ndërkohë Asllani te Interi ishte në stol. Interi me 21 pikë mban vendin e dytë, katër më pak se Napoli kryesues.

Në Torino, Juventusi dhe Parma barazuan 2-2. Miqtë kaluan në epëri me Del Prato pas tre minutave. McKennie barazoi në minutën e 31, para se Sohm të shënonte sërish për miqtë. Duhej Weah që në pjesën e dytë të barazonte rezultatin. Në fund Parma ia doli të merrte një barazim. Juventus me 18 pikë mban vendin e katërt momentalisht, duke u parakaluar nga Atalanta.

Në Bergamo, Atalanta fitoi 2-0 me Monzën. Samardzic dhe Zappacosta shënuan për vendasit. Berat Gjimshiti luajti ndeshjen e plotë dhe kishte një notë të lartë te Atalanta.

Serie A, raundi 10-të – E mërkurë, 30 tetor 2024

Empoli 0-3 Inter

Venezia 3-2 Udinese

Atalanta 2-0 Monza

Juventus 2-2 Parma

E enjte

18:30 Genoa – Fiorentina

20:45 Roma – Torino

20:45 Como - Lazio

Renditja:

Ora 15:27
Barazimi i dytë radhazi, Thiago Motta: Shumë gabime në 30 metrat e fundit


Pas barazimit 2-2 kundër Parmës, i cili vjen pas atij 4-4 kundër Interit, trajneri Thiago Motta i Juventusit tha se ekipi i tij bën shumë gabime në 30 metrat e fundit.

“Pësuam dhe krijuam shumë. Duhet të përmirësohemi për të marrë rezultatin që duam, i cili padyshim nuk është barazimi. Kemi bërë gabime në metrat e fundit mes finalizimeve dhe pasimit të fundit. Po përpiqemi t’i shmangim situatat për t’i dhënë kundërshtarit mundësitë e shënimit, që kishte sidomos në kundërsulme.

Duhet të krijojmë mundësi për të qenë më të mirë në fushë. Ndoshta duke marrë epërsinë ju ndryshoni stilin e lojës së kundërshtarit, herë bëmë mirë dhe herë jo. Ne duhet të rrisim momentet e luajtura mirë, për t’i vënë kundërshtarët në më shumë vështirësi.

Koopmeiners është i rëndësishëm, por nuk është i vetmi, ne duhet të luajmë si ekip. Jam i bindur se suksesi vjen duke luajtur si kolektiv, me të njëjtën ide. Ne kemi krijuar konfuzion për kundërshtarin, por nëse nuk e mbyllim dot ndeshjen… Duhet t’i shmangim gabimet teknike në metrat e fundit, agresiviteti është shumë i rëndësishëm.

Sulmojmë me shumë lojtarë dhe përpiqemi ta mbushim zonën, por duhet të përmirësohemi në mënyrë që t’i mbajmë kundërshtarët në zonën e tyre për më shumë kohë dhe të mund të kthehemi 60, 70 metra”, tha Motta.

Ora 08:33
Juventus dhe Parma barazojnë 2-2, bardhezinjtë harrojnë fitoren (VIDEO)

Në Torino, Juventusi dhe Parma barazuan 2-2. Miqtë kaluan në epëri me Del Prato pas tre minutave. McKennie barazoi në minutën e 31, para se Sohm të shënonte sërish për miqtë. Duhej Weah që në pjesën e dytë të barazonte rezultatin. Në fund Parma ia doli të merrte një barazim. Juventus me 18 pikë mban vendin e katërt momentalisht, duke u parakaluar nga Atalanta.

Ora 08:32
VIDEO/ Inter bën autokritikë, fiton 0-3 kundër Empolit


Në ‘Carlo Castellani’ Empoli vendas u mposht 0-3 nga Interi. Pas barazimit dramatik kundër Juves (4-4), zikaltërit gjetën suksesin e plotë. Frattesi në minutat 50-të dhe 67-të shënoi dy gola, teksa në fund vulosi Lautaro. 90 minuta të plota luajti Ardian Ismajli për vendasit, ndërkohë Asllani te Interi ishte në stol. Interi me 21 pikë mban vendin e dytë, katër më pak se Napoli kryesues.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?