"Jemi dy pleq pa orendi në shtëpi, shteti të veprojë!" Me lot në sy të përmbyturit e Vlorës kërkojnë ndihmë! Lagjet periferike mes llumit e mushkonjave

23 Tetor, 16:16| Përditesimi: 23 Tetor, 17:15

  • Share

Dy javë pas përmbytjeve në Vlorë, me qindra banorë gjenden në pamundësi për të rikuperuar dëmet. Nazmie Zeka, banore e lagjes “11 Janari”, njohur ndryshe si Pusi i Mezinit tregon për Report tv se uji në banesën e saj kaloi 50 cm, duke shkatërruar të gjitha orenditë. Me lot në sy ajo thotë se nuk ka mundësi ekonomike për të blerë pajisjet e reja, ndërsa paratë e dëmshpërblimit nga bashkia e Vlorës ende nuk i ka marrë.

“Janë mbytur të gjitha, TV, frigorifer, krevate dhe mobilje. Erdhen ata të emergjencave dhe thanë është mbytje totale. Shtëpinë s’e kemi sistemuar se s’ka punëtorë, ne jemi dy pleq nuk ia dalim dot”, tha ajo. Ndërsa bashkëshorti i saj kërkon ndihmë nga bashkia sepse janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore dhe nuk kanë mundësi për të riparuar banesën apo për të blerë pajisje të reja.  “Shteti të shikojë e të veprojë”, tha ai.

Kanalet e papastruara ishin shkaku i përmbytjeve tek “Pusi i Mezinit” për të cilat banorët fajësojë Bashkinë e Vlorës. Në rrugë ka ende prezence balte. Po kështu janë janë shtuar mijtë e mushkonjat duke e bërë të padurueshme jetesën për ta.

“Ky kanali këtu mban erë Akoma. Kanali duhet pastruar se na mbytën dhe mushkonjat. Kemi bërë kërkesa por nuk është zgjidhur! Nga ky kanal na erdhi përmbytja. Ky është kanal kullues por derdhen dhe ujëra të zeza”, tha banori.

Përmbytjet e 4 tetorit sollën dëme të shumta të pronës private e publike. Emergjencat Civile të Bashkise së Vlorës kane evidentuar 325 familje të prekura të cilat pritet të dëmshpërblehen pas miratimit në Këshillin bashkiak.  Ndërsa

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta në lagjen 'Karabash".

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edvin: 24/10/2024 04:40

    Tmerr ca po ndodh ne Vlore, do plasi kolera, mushkonjat me keq se ne kohen e kenetave. Cudi askush nuk flet, askush nuk ankohet.

    Përgjigju
    • Blendi Çuçi: 24/10/2024 08:26

      Shsht Edepsez e di partia ate pune.

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?