Java kulturore italiane/ 100 vjet nga udhëtimi i parë i Luigi Maria Ugolinit në Butrint, ribotohet libri 'Butrinti, Miti i Eneas'

3 Qershor, 22:13| Përditesimi: 3 Qershor, 22:33

  • Share

“Butrinti, Miti i Eneas, Gërmimet”, një vëllim me përmbledhje i zbulimit të sitit të mirënjohur nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini, është ribotuar nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës.

Ribotimi i vëllimit vjen 100 vjet nga zbulimi i Parkut Kombëtar të Butrintit, një prej zonave më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit nga arkeologu Ugolini.

“100 vjet nga ekspedita e Ugolinit në Shqipërinë e jugut vendosëm që me marrëveshje me Universitetin e Bolonjës të ribotonim në shqip dhe anglisht librin e vitit 1936 që lidhet me këtë udhëtim të tij. Libri ishte ripublikuar në 1999-ën sipas botimit të 1937. Vendosëm të propozonim të njëjtin tekst, por duke shtuar dhe parathënie që shpjegonin kontekstin. Rrugëtimi i 100 viteve të fundit ka shënjuar Shqipërinë dhe Italinë”, tha drejtori i Institutit Italian i Kulturës, Alessandro Ruggera. 

“Ugolini na ka lënë një trashëgimi. Pavarësisht përpjekjeve që janë bëre gjatë luftës së dytë botërore, nuk ja arritëm të ja kalojmë të paktëm nga pikëpamja vëllimore, asaj që kishte bërë Ugolini. Aoo që ka lënë Ugolini është rishqyrtuar dhe kemi 7 vëllimet e Butrintit të botuara”, tha arekeologu Neritan Ceka.

Ky aktivitet, vjen në vazhdën e dhjetëra të tillave që do organizohen në vend në kuadër të Javës Kulturore Italiane pjesë e javëve kulturore Ndërkombëtare që do të sjellin në vendin tonë traditat e 20 shteteve të ndryshme deri në nëntor.

“Butrinti. Miti i Eneas. Gërmimet” është një përmbledhje e misionit arkeologjik që Luigi Maria Ugolini udhëhoqi në Shqipëri gjatë viteve Njëzet dhe Tridhjetë të shekullit te XX. Libri është një dëshmi e gjallë historiko-letrare e zbulimit të Butrintit dhe një analizë e hollësishme e organizimit të qytetit antik dhe historisë së tij.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?