'Java amerikane', zyrtarja e Ambasadës për Report TV: Aktivitete të shumta kulturore në Tiranë e gjithë vendin

17 Maj 2022, 19:10| Përditesimi: 17 Maj 2022, 22:44

  • Share

TIRANË- Kjo javë shënon javën e Amerikës. Amanda Robertson, zv.shefe e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e SHBA, ka shpjeguar në një intervistë në Report Tv të gjitha aktivitetet që do të mbahen në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës. Zyrtarja amerikane shprehet se do të ketë një sërë aktivitetesh duke filluar kinematografinë amerikane, ushqimi, koncerte me muzikë në Tiranë, por edhe në të gjitha qytetet e tjera. Ajo shpjegoi se grupi  muzikor “Touch and Go” do performojë këngë të njohura si Michael Jackson, Bruno Mars, Steve Wonder deri te Dua Lipa.

Në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, Robertson ka një ftesë për të gjithë qytetarët shqiptarë që t'u bashkohen këtyre aktiviteteve duke theksuar se kjo javë përkon edhe me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Intervista e plotë për Report Tv

Amanda faleminderit që pranove të jesh pjesë e 'Studio Live'.

Faleminderit për ftesën është kënaqësi dhe për mua të jem me ju.

Cilat janë aktivitetet e shumta që keni programuar për këtë javë të rëndësishme?

Këtë vit ne festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është një vit i rëndësishëm dhe javë gjithashtu. Ne kemi menduar që të kemi një javë të mbushur plot me aktivitete. Do të kemi aktivitete për kulturën amerikane, duke filluar me kinematografinë amerikane, ushqimin, muzikën etj. Të gjitha do të jenë të hapura dhe falas për publikun shqiptar.

Ku do të organizohen këto aktivitete të rëndësishme?

Gjatë javës do të shfaqen filma amerikane te “Reja” në Tiranë, mund ti gjeni gjithë kalendarin e aktiviteteve edhe në rrjetet tona sociale. Por jam shumë e gëzuar të anonccoj se do të kemi dhe një grup amerikan muzikor që do të japë një koncert me muzikë rok. Do të jetë një concert që do të mbahet këtu në Sheshin Skënderbej ditën e enjte. Do të jetë grupi muzikor “Touch and Go” i forcave ajrore amerikane, një grup me shumë energji që do të luajnë hite të shumta, me muzikë rok, pop , për të gjitha gjeneratat, do të performojnë këngë të artistëve të njohur si Michael Jackson, Bruno Mars, Steve Wonder deri te Dua Lipa, jam e sigurt nuk do të donit ta humbisnit.

Çdo gjë pa pagesë?

Çdo event do të jetë falas, i hapur për publikun. Ne kemi partner në këto event Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, bashkë me fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, për të patur një natë amerikane te “Pazari I Ri” këtu në Tiranë. Në atë natë do të kemi dhe një koncert nga Elton Deda.

Bukur. Cilët janë simbolet për këtë javë shumë të rëndësishme, shikoj edhe banerin?

Pikërisht, mund të shikoni edhe banerin tonë që përfaqësojnë lidhjen tonë të fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dy duar të lidhura fortë, që tregojnë miqësinë tonë të fortë. Duke punuar së bashku, duke festuar sëbashku, një partneritet shumë të fortë që kemi me njëri tjetrin në disa aspekte. Duke forcuar demokracinë e Shqipërisë, duke forcuar ekonominë shqiptare, por duke bashkëpunuar bashkë edhe si partner në NATO për të ruajtur paqen në botë. Por edhe për të afruar më shumë Shqipërinë dhe SHBA. Prandaj kemi organizuar këto evente për ju dhe ju ftesë publikë dhe shpresoj që të jeni aty.

Unë do të jem patjetër.

Fantastike.

Kam dhe një pyetje tjetër. Eventet do të zhvillohen vetëm në Tiranë apo edhe qytete të tjera?

Jam shumë e lumtur që më pyete. Eventet do të jenë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkodër. Kështu grupi muzikor, “Touch and Go”, do të performojnë një koncert të shtunën mbrëma në kalanë e Shkodrës, ndërsa fondi shqiptaro-amerikan do të zhvillojë një numër të madh me aktivitete në Pedonalen e Shkodrës gjatë gjithë javës. Pra, do të zhvillohen shumë aktivitete. Shumë të tilla.

A keni një mesazh të fundit për publikun shqiptar?

Është java amerikane, do të organizojmë shumë festa, ejani na u bashkoni.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?