Salianji letër nga burgu i Fierit eurodeputetëve e ambasadave në Tiranë: Unë i burgosur politik, më asgjësoi Rama për zgjedhjet 2025! Mbrojti trafikantin e drogës

29 Tetor, 11:46| Përditesimi: 29 Tetor, 12:34

  • Share

Tirane- Nga qelia nr 6 e burgut të Fierit, - ku po vuan dënimin me 1 vit bur për kallëzim të rremë, - ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji  u ka dërguar një letër selive  ndërkombëtare në Tiranë, dhe eurodeputevë të Parlamentit Europian, anëtarë të MSA-së, që ndodhen sot në kryeqytet për të zhvilluar takimin e 18 të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asociimit.

Letra e cila mban datën e sotme (29 tetor) u shpërnda nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike e cila thekson se grupi i eurodeputetëve ndodhet në Tiranë, do takohen edhe me deputetin socialist Fatmir Xhafaj, “për denoncimin kundër vëllait trafikant të të cilit u dënua Salianji”.

Në letër Salianji e quan procesin 'të montuar politikisht' rendit  “edhe provat shkencore që nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata”. 

Në letrën 7 faqe, Salianji e cilëson ‘si rast të pahasur më parë’ se trafiku ndërkombëtar i drogës bëri bashkë kaq shumë segmente të shtetit.

Salianji shkruan se “kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare”.

 Nënkryetari i grupit parlamentar, në mbyllje të letrës e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive, një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Jam sot i pari shtetas shqiptar që dënohem për kallëzim të rremë pa bërë asnjë kallëzim në Prokurori. Jam i pari shtetas shqiptar që dënohet me burg për këtë vepër penale. Jam i pari politikan që dënohet për denoncim ndërkohë që deputeti përfaqëson interësat e qytetarëve.

I pari deputet që dënohem nga gjykata të zakonshme dhe nuk hetohem nga prokuroria speciale! Arsyet janë tërësisht të motivuara politikisht. Përpos betimit për hakmarrje, Edi Rama hoqi nga rruga një pengesë për zgjedhjet që po vijnë. Pasi unë isha fitues në zonen time elektorale në Korçë.

Isha fitues si drejtues politik në vitin 2023 në zgjedhjet lokale në qytetin e Kavajës. Si drejtues Politik në Elbasan për zgjedhjet që po vijnë, nga puna dhe përkushtimi rezultati nuk do të mungonte. Ndaj Edi Ramës i leverdis asgjesimi politik. E gjitha kjo ndodh në sytë e publikut dhe në sytë tuaj.

Salianji thekson se gjithashtu sot skadon dhe afati i zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit- vonesë që e bën edhe më të dyshimtë këtë gjykatë që operon në kufijtë ekstremë të ligjit- “ç’ka do të lejonte mbrojtjen e tij të niste ankimimin kundër vendimit”.

Në mbyllje, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.

Bashkë me letrën, përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe kronologjia e plotë e ‘dosjes Xhafaj’.

Letra

I.E.V.P, FIER 29.10.2024
Lënda: Informim mbi dënimin politik dhe pa ligj të deputetit Ervin Salianjit nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm.
 Drejtuar: Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë
Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë
Të gjitha ambasadave të vendeve të BE-së në Tiranë
Prezencës së OSBE-së në Tiranë Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë
Eurodeputetëve në Parlamentin Europian anëtarë të MSA

Të nderuar,
Po ju shkruaj për një rast ku interesi i publikut dhe interesi i Shqipërisë është po aq i rëndësishëm dhe për vendet tuaja. Procesi i falsifikuar dhe dënimi pa ligj vetëm se denoncova një trafikant ndërkombëtar droge të dënuar në Itali me vendim të formës së prerë pas një operacioni të DEA-s! Vendim që ka krijuar një precedent të rrezikshëm që hedh në tokë gjithçka ky vend ka mundur të arrijë me shumë veshtirësi në këto 34 vite. Shumë prej këtyre arritjeve, edhe pse ende të brishta kanë ardhur me ndihmën tuaj, me kontributin e taksapaguesve që ju përfaqësoni. Jam i sigurt se procesi kundër meje jo për shkak të ndonjë abuzimi, nuk kam pasur kurrë në administrim fonde pubike dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike në opozitë, nuk ka shans të ndodhë në asnjerin nga vendet tuaja të origjinës. Ndodh vetëm në letrat e Kafkës

Në thelb, Kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të drejtësisë u bënë bashkë rreth padisë së një të dënuari për trafik ndërkombëtar droge në Itali, dhe mundën, ndëshkuan, burgosën, denoncuesin, deputetin e Partisë Demokratik

Është e pahasur më parë që një trafikant ndërkombëtar droge, të bëjë bashkë kaq shumë segmente të pushtetit në një qellim të vetëm, hakmarrjen ndaj atij që tregoi të vërtetën se; personi në fjalë po i shpëtonte dënimit në Itali, dhe personi në fjalë ishte vëllai i Ministrit të Brendshëm. Për ta qartësuar të plotë atë që ka ndodhur, po rendis disa akte bruto që flasin për komplot dhe jo drejtësi. Kryeministri me gojën e tij ka paralajmeruar disa herë se cili do të ishte vendimi, ende pa u shpallur. Në një nga seancat parlamentare, në mënyrë të papredent kryeministri(Edi Rama) ma tha në Parlament vendimin që do të merrej ndaj meje, madje duke kërcënuar se i njëjti fat si ai që më priste mua(Burgu) do të kishte edhe për kolegë të tjerë të opozitës. Kryeministri, reagoi me dy shënime të gjata sapo vendimi u shpall, pa parë asgjë nga arsyetimi apo logjika, duke e marrë në mbrojtje dhe bërë në publik avokatinë e këtii verdikti, rasti i parë që komenton një vendim gjykate! Kaloi një muaj dhe ky vendim, nuk është zbardhur duke mos më dhënë mundësinë e rekursit në Gjykatën e Lartë, pavarësisht se e drejta e ankimit prevalon! Supozohet se askush veç gjyqtarëve nuk e di se kush janë argumentat e tyre por argumentat pse jam dënuar i tha Kryeministri kur ende nuk ka vendim!

Edi Rama në krah të presidentes së Komisionit Europian, sërish komentoi për këtë vendim, ende të panjohur. Dhe tha se qenkam dënuar për shpifje. Ndërkohë që, shpifja është dekriminalizuar me ligj në Shqipëri. Sipas prokurorisë, akuzohem për kallëzim të rremë. Ndërkohë dua t'ju vë në dijeni, se unë nuk kam bërë kallëzim penal por denoncim publik nga selia e Partisë Demokratike në cilësinë e deputetit dhe Sekretarit të Aksionit Qytetar, pozicion ky që mbulonte kryesisht ankesat që adresoheshin nga qytetarët në selinë e PD.

Është me vend të theksohet, që në një rast analog të denoncimit nga PD, të kohëve të fundit, SPAK është shprehur se duhet të depozitohet kallëzim penal në Prokurori, duke pasur veprim aktiv që të kemi hetim për kallëzimim të rremë, ku padiskutim që duhet të provohet dhe dijenia e kallëzuesit për pavërtetësinë e kallëzimit. Në këto rrethana, unë sot jam në burg, i dënuar pa ligj, vetëm se denoncimi im i faktuar ishte ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, ish-kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. *** Shkurtimisht po ju bëj me dije ngjarjen e cila nuk besoj se ka vend në shoqëritë tuaja që ne i kemi si model, e që do skandalizonte cilindo. Agron Xhafaj vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte dënuar në Itali, pas një operacioni ku e përfshirë ishte edhe DEA Amerikane dhe ishte dënuar me 7.4 vite burg për trafik ndërkombëtar droge bashkë me disa shtetas të tjerë ndër të cilët dhe dy shqiptarë.

Vendimi gjyqësor i dënimit të tij u publikua nga mediat në vitin 2002, në atë kohë vëllai i tij ishte Ministër i Drejtësisë dhe përdori influencën e tij për të mos e ekstraduar në Itali ku duhet të shlyente dënimin. Brenda një viti të gjithë personat e tjerë që kishin marrë dënim nga i njëti vendim shkuan në qelitë italiane, ndërsa Geron Xhafaj jetonte i lirë në Shqipëri nën mbrojtjen e vëllait Ministër. Në vitin 2017, si drejtues i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj falsifikoi një nen të pavotuar në komision që bënte të mundur mosekstradimin e vëllait të tij duke i dhënë mbrojte tanimë ligjore. Në këtë periudhë unë dhe kolegë të tjerë deputetë e denoncuam dhe pas kësaj, u publikua vendimi i dënimit të Agron Xhafajt në Itali. Pavarësisht dënimit me 7.4 vite, Geron Xhafaj jetonte i lirë në Shqipëri prej më shumë se 16 vitesh.

Në thuajse të njëjtën periudhë në Partinë Demokratike vjen një denoncim, investigim gazetaresk ku tregonte se vellai i Fatmir Xhafaj përdorte drejtuesit e lartë të policisë për të ndihmuar dhe lehtësuar trafikun e drogës. Investigimi përfshinte një shok të Agron Xhafajt të njohur si “Babale” i përdorur si skafist prej vëllait të ministrit. “Babale” i dënuar vite më parë në Itali prej aktivitetit kriminal të trafikut të drogës, pas kthimit në Shqipëri kërkoi ndihmën e gazetarëve dhe e futi në kurth “shefin e tij”, për motivet e tij personale. Investigimi përfshinte takimin e skafistit dhe kreut të grupit kriminal Xhafaj. Pas bisedës të përgjuar mes tyre Xhafaj e delegoi skafistin tek shefi i policisë Vlorë. Pas takimit me të, ai pritet dhe nga zyrtarë të tjerë të qeverisë. Nga investigimi faktohet me biseda audio e video që drogë kishte në çdo cep ku gazetari shkeli. Investigimi i fortë ishte i pamundur të publikohej në media për shkak të fuqisë së madhë të vëllait Ministër në atë periudhë, dhe frikës nga një qeveri autoritare që kontrollon gjithçka, përfshirë edhe median. Në këto kushte, gazetari kërkon ndihmën e PD, partisë më të madhe në opozitë, për ta publikuar investigimin. Pas diskutimeve në forume, PD vendosi të publikojë materialin e gazetarit duke mbrojtur identitetin e denoncuesit. Nga selia e partisë, unë denoncova trafikantin Xhafaj dhe përfshirjen e vëllait të vet Ministër në datën 18 Maj ora 11:00.

Për tre ditë me radhë qeveria heshti. Logjika elementare kërkon që nëse është denoncim i rremë dhe audio e publikuar me zërin e vëllait trafikant nuk ishte e vërtetë, kjo të përgënjeshtrohej menjëherë. Pas tre ditesh, del në media se po të njëjtën ditë që unë denoncova, në datë 18 maj në darkë, i dënuari Geron Xhafaj ishte nisur vetë për në Itali për të shlyer pjesën e mbetur të burgimit për trafik ndërkombëtar droge. Në politikë rrallë ndodh që denoncimi të vërtetohet brenda ditës. Policia dhe prokuroria nën trysninë e kryeministrit Rama dhe Ministrit të Berndshëm Xhafaj nuk e mbajti në Shqipëri për ta hetuar për trafikun e drogës në Vlorë. Nëse do të mbahej këtu, ai do të dënohej për trafik ndërkombëtar droge dhe do ti zbardheshin komunikimet dhe tabulatet me drejtuesit më të lartë të policisë përfshirë ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ishte në fakt një emërim nën influencë e tij. Pasi e shmangën hetimin e ri dhe të vërtetën e trafikut që bënte vëllai i Ministrit të Brendshëm, dhe e detyruan te bëjë burgun e vjetër për ti shpëtuar burgut të ri, qeveria nëpërmjet Ramës doli dhe tha që denoncimi është i pavërtetë. Për të përgënjeshtruar, në mënyrë unikale në botë, e bënë me shkrim e jo me një sample zëri të personit.

Denoncuesit e pa identifikuar nga ne ende pa u publikuar në media, i kishte zbuluar brenda ditës vetë Xhafaj. Rama tha se ka ekspertizë që vërteton që denoncimi ishte i rremë por kurrë as në publik as në gjykatë as sot e kësaj ditë, pas 6 vitesh, nuk e ka bërë publik ekspertimin e tij. Gjithë shteti u vendos në dispozicion të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Prokuroria që duhet të hetonte trafikun e drogës e la të lirë trafikantin të ikte brenda ditës dhe u përqëndrua me gjithë forcat për të montuar një proces fals ndaj meje, që isha denoncuesi.

Aktori që e mori përsipër të bënte burg vetë doli më pas në investigim mediatik me zë dhe figurë por dhe në përgjimet zyrtare të ish-prokurorisë së krimeve të rënda, që ishte kontigjent krimi që përdorej nga policia. I dënuar më shumë se 5 herë, u faktua në përgjime zyrtarë që paguhej nga drejtori i policisë Fier, nëndrejtori Fier dhe ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Për të ngatërruar publikun policia e drejtuar nga Fatmir Xhafaj prodhoi dhe një aktor tjetër i cili mori përsipër se e ka bërë ai zërin. Duhej "gjetur" një person me emrin Agron, dhe me emrin Agron u gjet. Ishte shtetasi Agron Hyseni nga Vlora që dhe sot nuk dihet ku është dhe kush është. Zërat u dërguan në Itali në laboratorin shkencor ku nuk u pranuan për shkak se zëri i Geron Xhafajt nuk ishte marrë në kondicionin e duhur. Më pas audiot i dërguan tek një kompani private britanike. E cila në përgjigje thotë që zëri i publikuar nga PD është i ngjashëm me zërin e publikuar në media

Zeri i Geron Xhafajt nuk jepej më. Ai zë, ruhej më shumë se zëri i aktorit të njohur shqiptar në Austri, Moisiu. Ne e kërkuam zërin e Geron Xhafajt në proces, dhe prokuroria dhe gjykata nuk e morën këtë parasysh në asnjë moment. *** Procedi gjyqësor ndaj meje ishte një tragji-komedi. Në vend të provonte prokuroria fajësinë time dhe të gazetarit, provonim ne pafajësinë tonë. Gazetari deklaroi se e ka bërë ai investigimin në 24 Tetor në Vlorë, autori i programit deklaroi se e ka autorizuar ai, “Babalja” pohonte se e ka regjistruar ai, për këtë investigim. Por, duhej të dënohesha unë. Dhe gjithë këto rrethana vlenin më pak se fjala e një sharlatani me precedent, i cili ishte paguar për të më implikuar mua. Aktori i paguar tha se e kishte bërë ai audion nën nfluencën e deputetit Ervin Salianji. Gjithë dëshmitë tona rrëzoheshon prej dëshmitarit të sajuar.

POR ÇFARË THONË PROVAT SHKENCORE?

Deputeti Ervin Salianji nuk kishte asnjë njohje, asnjë kontakt asnjë dijeni se ekzistonte ky shtetas, pra aktori i paguar, jo më të kishte bashkëpunim. Këtë e pranoi dhe vetë dëshmitari i sajuar, kur tha se kishte me të dëgjuar dhe se nuk e njihte deputetin Salianji. Qelizat telefonike tregonin që në momentin që gazetari thotë se kam bërë investigimin, të tre personat, gazetari Olldashi, skafisti Babale dhe trafikanti Xhafaj ndodheshin për 45 min në të njëtin vend që përkon me lokalin e vëllait të Ministrit të Brendshëm të kohës. Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimet mes trafikantit Xhafaj dhe skafistit të tij, Babale ishin të shpeshta. Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimi i parë ka ardhur nga gazetari Olldashi drej meje me një sms.

Pavarësisht provave dhe mosekzistencës së vepres penale, sërish unë u dënova pa Ligj. Dua tju vendos në dijeni se: Jam sot i pari shtetas shqiptar që dënohem për kallëzim të rremë pa bërë asnjë kallëzim në Prokurori. Jam i pari shtetas shqiptar që dënohet me burg për këtë vepër penale. Jam i pari politikan që dënohet për denoncim ndërkohë që deputeti përfaqëson interësat e qytetarëve.

I pari deputet që dënohem nga gjykata të zakonshme dhe nuk hetohem nga prokuroria speciale! Arsyet janë tërësisht të motivuara politikisht. Përpos betimit për hakmarrje, Edi Rama hoqi nga rruga një pengesë për zgjedhjet që po vijnë. Pasi unë isha fitues në zonen time elektorale në Korçë.

Isha fitues si drejtues politik në vitin 2023 në zgjedhjet lokale në qytetin e Kavajës. Si drejtues Politik në Elbasan për zgjedhjet që po vijnë, nga puna dhe përkushtimi rezultati nuk do të mungonte. Ndaj Edi Ramës i leverdis asgjesimi politik. E gjitha kjo ndodh në sytë e publikut dhe në sytë tuaj. Asnjë mik e partner nuk e ndihmon Shqipërinë me heshtje në këtë moment degradimi e theqafje në autokraci të dhunshme.

Thirrja ime është që të mos bëheni dëshmitarë e mos ta bekoni sundimin më të ri të diktaturës në zemër të Europës

Nga qelia nr.6 e burgut të Fierit, Ervin Salianji
Nënkryetar i grupit Parlamentar të PD
Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike
Drejtues politik i PD, Qarku Elbasan

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/10/2024 02:23

    Filluan keta,Likja,Salianji me letra burgjesh! Cfare kujtoni se jeni, si u duket vetja si figura politike te hist.boterore qe shkruanin,letra,pamflete,libra nga burgjet?! Po ju te dy nuk jene asgje me shume se sa te burgosur ordinere,te arrestuar per krime ordinere!

    Përgjigju
  • Po mër po: 29/10/2024 20:00

    Ti je e ardhmja. Si Saliu dhe Iliri. Rama është ai që ju mban bizneset

    Përgjigju
  • Sifi: 29/10/2024 16:17

    Salianj mos merzit kaq shpejt se ke nje vit prpara. Burgu per gra si ty eshte pir dhe per burra. Eurodeputetet i din te gjitha mashtrimet e tua, dge kur tek ara me tershere thoje we ja plantacionet me kanabis. Rrej Saliu dhe ti prapa me rrena. Ske cben kjo edhte jeta

    Përgjigju
  • bela: 29/10/2024 15:00

    TI SALIANJI PALACOJA I PD,,PSE NUK I DERGON EURODEPUTETEVE ATO MESAZHET QE I DERGOJE GRIDA DUMES NE PARLAMENT,,,TE MARRIN VESH EURODEPUTETET SE C'FARE PLEHU DHE QENEFI JE TI....

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/10/2024 12:31

    Shqipëtarët po GAJASEN së qeshuri me LETRAT,SHPIFJET,KËRCËNIMET NGA IZOLIMI TË KORRUPTUARVE MADHOR FAMILJAR & ME HA-LE-TËT..DUKE JU DREJTUAR EDHE ND/KOMBËTARVE..SIKUR ATA NUK KAN DIENI SE SPAK+GJKKO ËSHTË KRIJUAR PËR TË TREDHUR PIKËRISHT KËTA HAJDUT,SHPIFS,VRASËS TË PANDËSHUAR NË VITE,NGA DREJTËSIA E TREDHUR NGA SB 92. -KOHA BERISHTE 1990-2024 VDIQ.DO SHKRUET HISTORIA "..EPOKA BERISHTE PARA GJYQIT." -A keni parë e dëgjuar që Socialistët në 33 vite të ndaluar,Izoluar,dënuar të SHANTAZOJNË DREJTËSINË NË SHQIPËRI,tu bëjnë letra Nd/Kombëtarve APO të protestojnë në EUROPË,AMERIKË,AFRIKË. -ULNI KOKËN & DORËZONI PASURIN HAJDUT.90 % E POPULLIT ËSHTË NË FESTË PËR ÇDO HAJDUT QË U KA NXIR JETËN NË SKAMJE & KA VESHUR SHUMË NËNA ME TË ZEZA NË 34 VITE..!

    Përgjigju
  • fisnik: 29/10/2024 12:26

    Ti je koka e krimit mor ndyrësirë.

    Përgjigju
  • ilir: 29/10/2024 12:14

    shko paguaj 5 milion euro europianeve dhe del

    Përgjigju
  • Niku: 29/10/2024 12:00

    Reabilitohu leri mashtrimet se per mashtrime je brenda kujdes sapunin... ishe ti qe pagove babalen per te sajuar o ndyresire o qelbesir burre me mesimet e saliut te shpifjeve mendove so do ja hidhje aty si qeni te rrish dhe e ke pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?