Izraeli i sulmoi disa objekte ushtarake, Irani: Kemi të drejtë të përgjigjemi

26 Tetor, 22:23| Përditesimi: 26 Tetor, 22:26

  • Share

1729974342_grwergewgewg.GIF

Abbas Araghchi

"Ne rezervojmë plotësisht të drejtën për t'iu përgjigjur këtij agresioni që nuk mund të ndahet nga gjenocidi i Izraelit në Gaza dhe gjakderdhja në Liban. Bota duhet të bashkohet kundër këtij kërcënimi të përbashkët për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare."

Kështu shkroi ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi rrjetet sociale, lidhur me sulmet izaelitë të mbrëmjes së djeshme.

"Ne e dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj qendrave ushtarake iraniane si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Katër heronj të ushtrisë sonë sakrifikuan jetën e tyre për të mposhtur këtë sulm të pamatur dhe frikacak", shtoi kreu i diplomacisë së Teheranit.


Lajmi kryesor:

Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?