Pasojat e bombardimit në shkollën Al-Jaouni, në Nuseirat

Izraeli bombardon shkollën e kthyer në kamp refugjatësh, vriten dhe 6 punonjës të OKB, 14 viktima në Nuseirat! Guiterres: E papranueshme

12 Shtator, 07:09| Përditesimi: 12 Shtator, 07:32

  • Share

Gaza- Të paktën 6 anëtarë të stafit të agjencisë së refugjatëve të OKB-së janë në mesin e të paktën 14 viktimave dhe gjithashtu 18 të plagosur, nga sulmet më të fundit ajrore të forcave izraelite të IDF-së.

Bilanci ishte rezultat i bastisjes në një shkollë që pret qindra gra dhe fëmijë në kampin e refugjatëve Nuseirat, gjatë orëve të natës së mërkurë, duke zbardhur dita e sotme (12 Shtator).

Viktimat përfshijnë gjithashtu drejtorin e strehës së UNRWA dhe anëtarë të tjerë të ekipit që ofruan ndihmë për të zhvendosurit, tha agjencia e OKB-së.

Shkolla Al-Jaouni e drejtuar nga OKB-ja është bërë një strehë për mijëra palestinezë të zhvendosur. Për Izraelin, bastisjet e sotme kishin në shënjestër një kompleks komandimi dhe kontrolli të militantëve të Hamasit, shkruan “La Repubblica”.

"Kjo shkollë është goditur pesë herë që nga fillimi i luftës. Ajo pret rreth 12,000 persona të zhvendosur, kryesisht gra dhe fëmijë. Askush nuk është i sigurt në Gaza. Askush nuk është i kursyer", denoncoi agjencia e OKB-së në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes reagoi menjëherë ashpër kreu i organizatës OKB, Antonio Guterres:

"Vdekja e kolegëve tanë, nga një goditje në shkollë dhe ajo që po ndodh në Gaza, është e papranueshme".

Deklarata e tij u bë në rrjetin social X (ish-Twitter), menjëherë sapo u njoftua për tragjedinë, pas orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Organizata UNRWA tha se “numri më i madh i viktimave është në mesin e punonjësve tanë, në një sulm të vetëm”.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë njoftoi publikisht se gjashtë punonjës të saj janë vrarë dhe se kishte dy sulme ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat, në zonën qendrore të Gazës, duke specifikuar se ky është "numri më i madh i viktimave në mesin tonë".

Pamje pas bombardimit në kampin e Nuseirat

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 12/09/2024 12:19

    Nje tmerr i perditshem qe kallxon qe Hitleri i paska ditur gjera 100 vjet para. At qe jane duker bere do ta paguajn nje dite

    Përgjigju
  • Amiri: 12/09/2024 10:00

    Ky është Izraeli i genocid ju shuft rraca

    Përgjigju
  • Beni: 12/09/2024 08:50

    Cifutet jane barbar te felliqur dhe bashke me ta jane te gjithe ata qe i mbeshtetin por kokat do te hane nje dite maskarenjte qe vrasin gra dhe femije

    Përgjigju
  • Arben: 12/09/2024 08:41

    Izraeli mund te beje cfare te doje sepse eshte pro amerikan! Ashtu si edhe Edi Rama! Mjerë anti amerikanet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?