Influencerja Maria Rosaria Boccia dhe ministri italian Gennaro Sangiuliano

Iu zbulua lidhja jashtëmartesore, jep dorëheqjen ministri italian Gennaro Sangiuliano

6 Shtator, 21:54| Përditesimi: 6 Shtator, 22:05

  • Share

Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, ka dhënë dorëheqje pas bërjes publike të skandalit të lidhjes së tij jashtëmartesore, me një influencere.

Ifluenceren, Maria Rosaria Boccia, ai e kishte propozuar si këshilltaren e tij të lartë, por nuk emërua për shkak se u zbulua lidhja e tyre.

Sipas mediave italiane, ndërsa i kërkoi falje kryeministres Giorgia Meloni dhe bashkëshortes së tij, ministri 61-vjeçar këmbënguli gjithashtu se për këtë aferë nuk është shpenzuar asnjë euro të tatimpaguesve italianë dhe nuk ka qarkulluar asnjë dokument konfidencial apo i klasifikuar për aktivitete të ndjeshme, duke deklaruar se ka prova për të mbështetur pretendimet e tij.

Në letrën e dorëheqjes së tij me shkrim drejtuar kryeministres, Sangiuliano “e falenderon për mbrojtjen e saj” dhe shton se “ai jep dorëheqjen pas një sërë ditësh plot dhimbje, urrejtje, për shkak të një sistemi mediatik”.

"I nderuar President, e dashur Giorgia. Pas një dite të dhimbshme dhe plot urrejtje ndaj meje nga një sistem i caktuar politik mediatik, kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministres së Kulturës", thuhej në letër.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?