Bota

Italia pret më 14 maj Eurovision 2022, Torino 'qyteti fatlum'

8 Tetor 2021, 19:55| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 20:07

  • Share

Torino do të pres vitin tjetër edicionin e 66 të Eurovision. Italia fitoi të drejtën për të organizuar festivalin, kur grupi muzikor Maneskin i dha vendit të tyre fitoren e parë që nga viti 1990 me këngën "Zitti e Buoni" në Eurovision 2021. 

Finalja e Eurovision do të mbahet më 14 maj në PalaOlimpico, një nga arenat më të mëdha të Italisë. Ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen përkatësisht në datat, 10 dhe 12 maj. Torino u zgjodh për koncertin, mes 17 kandidaturave të paraqitura.

Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës në Eurovision, Martin Österdahl mirëpriti zgjedhjen e Torinos.

"Torino është Qyteti Pritës i Përsosur për Konkursin e 66 -të të Këngës në Eurovision. Siç e pamë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore 2006, PalaOlimpico tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle dhe ne kemi qenë shumë të impresionuar nga entuziazmi dhe angazhimi nga Qyteti i Torinos i cili do të mirëpresë mijëra tifozë", tha Martin Österdahl.

Italia do të presë Konkursin e Këngës në Eurovision për herë të tretë, pasi ka pritur më parë në Napoli në 1965 dhe Romë në 1991. Ky do të jetë konkursi i parë i këngës në Eurovision që do të mbahet në Itali në 30 vjet.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?