Kokaina e kapur shqiptarit, me stampë të markës së orëve luksoze

Itali/ Shqiptari kapet me 3 kg kokainë të paketuar me “Rolex” dhe 48 mijë euro cash në banesë! Me precedentë penalë në trafikun e drogës, e tradhtuan lëvizjet

6 Tetor, 17:54| Përditesimi: 6 Tetor, 17:57

  • Share

Itali- Një operacion policor në Latina, çoi policinë italiane në kapjen e një shqiptari me ngarkesën e 3 kg lëndë narkotike në kokaine dy ditë më parë. Aksioni u krye në zonën e Sabaudia dhe 33-vjeçari ishte një kontingjent krimi në fushën e narkotikëve.

Shqiptari dyshohet se është pjesë e drejtimit të një rrjeti trafiku në provincë. I dyshuari u kap në posedim të pothuajse 3 kilogramë kokainë, stampuar me një markë luksoze të orëve “Rolex”.

Hetimi nisi nga raportimet për aktivitete të pazakonta në një magazinë të braktisur në zonën e Sabaudia, ku ishin vërejtur disa lëvizje të çuditshme.

Hetuesit filluan një seri aksionesh, duke vënë re një individ i cili në disa raste, hynte dhe dilte me shpejtësi nga struktura dhe më pas kthehej në shtëpinë e tij, që ndodhej aty pranë, shkruan “LatinaQuotidiano”.

Në bazë të këtyre vëzhgimeve, autoritetet vendosën të ndërhyjnë mëngjesin e datës 3 tetor 2024. Oficerët, pasi kanë vëzhguar shtëpinë, kanë ndaluar të dyshuarin, shtetas shqiptar i datëlindjes 1991 (33 vjeç), tashmë i njohur në polici për çështje të mëparshme të trafikut të drogës.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët gjetën një sasi të parë kokaine, si dhe materiale për paketimin dhe peshimin e lëndës. Më pas, kontrolli në magazinë çoi në zbulimin e dy blloqeve të tjera me nga një kilogram kokainë, të dyja të shënuara me logon e një marke të njohur orëve të luksit.

Hetimet nuk u ndalën me kaq. Gjatë këtyre operacioneve, 48 mijë euro cash u gjetën në shtëpinë e shqiptarit, të fshehura në një çantë shpine brenda një gardërobë. Mungesa e provave që justifikonin një burim të ligjshëm të ardhurash bëri që autoritetet të kapnin shumën, me qëllim që të kuptonin nëse paratë mund të lidheshin me aktivitetet e paligjshme të të arrestuarit.

Në fund të aksionit, shqiptari është dërguar në burgun e Latina.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?