Sendet dhe pajisjet e sekuestruara pas aksionit

Itali/ Ndjekje si në filma dhe aksident me makinën e vjedhur, arratisen 3 ‘skifterët’! Kapet shqiptari 25-vjeçar, bënin kërdinë në vjedhje banesash e biznesesh

15 Tetor, 09:19| Përditesimi: 15 Tetor, 09:22

  • Share

Romë- Policia italiane ka arrestuar dje (14 Tetor) një shtetas shqiptar të dyshuar për seri bastisjesh në banesa dhe bizneset, në zonën e Campoverde, në Aprilia (Lazio-Latina).

Denoncimi ka mbërritur në qendrën operative, duke aktivizuar menjëherë policinë, e cila mundi të kapte vetëm një prej të dyshuarve, teksa 3 ‘skifterët’ e tjerë u arratisën.

Ngjara po ndodhte pranë një lavazhi, ku u bë edhe parandalimi i krimit dhe kapja e 25-vjeçarit shqiptar. Patrulla hasi një mjet të dyshuar në lëvizje. Gjatë ndjekjes policore ndodhi edhe një aksident, teksa makina e autorëve u përplas me mjete të tjera të parkuara, duke shkaktuar dëme.

Të dyshuarit tentuan të arratiseshin në këmbë. Tre arritën të iknin, kurse i katërti u ndalua menjëherë. I dyshuari ishte banues në Albano Laziale, i skeduar nga policia më parë si kontigjent.

Nga hetimet rezultoi se edhe makina e autorëve ishte e vjedhur më 1 Tetor në Velletri. Targat e montuara në automjet, nga ana tjetër, i ishin vjedhur më 8 tetor nga një makinë tjetër.

“Ky skenar nxjerr në pah jo vetëm aftësinë e hajdutëve për të vepruar, por edhe rrjetin më të gjerë kriminal që mund të qëndrojë pas tij”, shkruan media lokale “Gaeta”.

Gjatë operacionit të kontrollit brenda lavazhit, policia mori si prova disa monedha që hajdutët nuk arritën t’i merrnin dhe sende të tjera. Gjithashtu u sekuestrua mjeti dhe pajisjet që përdornin për bastisje.

25-vjeçari shqiptar u arrestua me akuzën e vjedhjes së rëndë, dëmtimit, marrjes së mallrave të vjedhura në konkurs dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik. Teksa po punohet edhe për identifikimin e 3 të tjerëve.

Sendet dhe pajisjet e sekuestruara pas aksionit

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?