Foto ilustruese

Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020

13 Tetor, 20:41| Përditesimi: 13 Tetor, 20:46

  • Share

Salerno- Një shqiptar i kërkuar prej katër vitesh dhe dënuar me rreth 6 vite burgim, është arrestuar tre ditë më parë nga policia e Salernos në Itali.

Aksioni është kryer orët e vona të mbrëmjes së 10 Tetorit dhe autoritetet e konfirmuan për mediat kapjen e të riut me inicialet P.H., ndaj të cilit Prokuroria kishte lëshuar një urdhër-arresti prej vitit 2020, kurse Gjykata e Pizës e kishte dënuar me 5 vjet e 8 muaj izolim.

Gjithashtu i ishte vendosur edhe një gjobë prej 1800 eurosh. Shqiptari ishte dënuar në bashkim dënimesh, për krime kundër “pronës dhe besimit publik”, shkruan media "Inveritas".

Nga aktivitetet info-hetimore të kryera nga policia dhe prokuroria italiane, i dënuari u gjurmua në vendbanimin e tij aktual në Casalbuono dhe u dërgua në burgun e Fuornit, për të vuajtur dënimin.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?