Viktima Bruna Meuca Hella dhe makina e policisë italiane

Itali/ 37-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë për vdekje para shkollës së djalit, autor dyshohet bashkëshorti

25 Maj 2022, 18:05| Përditesimi: 26 Maj 2022, 10:22

  • Share

Një shqiptare ka mbetur e vrarë në Itali nga një sulm me thikë. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Raguzës, në Itali, mesditën e sotme.

Sipas mediave italiane 37-vjeçarja shqiptare Bruna Meuca Halla është gjetur e gjakosur për vdekje në rrugë. Dyshohet se ajo është sulmuar nga bashkëshorti i saj përpara shkollës “Rosario”, të djalit të saj 10-vjeçar, megjithatë hetimet vijojnë. 

37-vjeçarja është sulmuar me thikë në mes të rrugës, pak përpara se të niste mësimi në shkollë, ndërsa raportohet se është goditur disa herë.

Pavarësisht se është dërguar në spital, 37-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?