Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Ishte larguar nga shtëpia 1 ditë më parë, 69-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

26 Shtator 2022, 18:40| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 19:04

  • Share

ELBASAN- Në lumin Shkumbin është gjendur i pa jetë një 69-vjeçar me iniciale T.T.

Mësohet se ai ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, dhe më pas familjarët e tij nuk kishin pasur më asnjë kontakt me 69-vjeçarin.

Pas kësaj, palombarët e RENEA-s kryen kërkime në lumin Shkumbin, ku më pas gjetën dhe trupin e  pajetë të 69-vjeçarit banues në Elbasan. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?