Ish-presidenti Bill Klinton

Bota

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

15 Tetor 2021, 07:35| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 07:37

  • Share

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar që iu përhap në qarkullimin e të gjakut, thanë mjekët e tij për CNN të enjten.

“Ai është në humor të mirë, ka folur me familjen dhe stafin dhe ka qenë në këmbë”, thanë mjekët dhe stafi i tij.

"Pas dy ditëve të trajtimit, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve," thanë mjekët. "Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti."

Ish-presidenti 75-vjeçar, Klinton ishte të martën në Kaliforni për një aktivitet privat të fondacionit të tij, kur ishte ndjerë i lodhur dhe u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.

Mjekët e ish -Presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?