Ish-ministri i jashtëm i Kosovës: Pas Ukrainës, Ballkani është fronti i dytë i ndikimit rus, Bosnje-Hercegovina më e rrezikuara, përpjekje për të nxitur konflikte

27 Maj 2022, 19:52| Përditesimi: 27 Maj 2022, 20:28

  • Share

TIRANË- Përveç luftës në Ukrainë, Ballkani Perëndimor është fronti i dytë i luftës hibride, ndikimit rus, që mund të shkaktojë konflikte në rajon. Kështu shprehet ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin ‘Kontrast’ në ‘Report Tv’.

Hoxhaj thotë se vendi më i rrezikuar në Ballkan nga ndikimi rus është Bosnje Hercegovina për shkak të grupeve pro serbe të cilat mund të tentojnë të nxisin konflikte. Kjo sipas tij është thënë edhe nga sekretarja britanike për çështjet e Jashtme, Liz Truss.

Hoxhaj shprehet se ndikimi rus është vënë re edhe herë të tjera në Ballkan, pasi kur Mali i Zi kishte vendosur të bëhej pjesë e NATO-s kishte përpjeke për të bërë puç nga grupet pro serbe kundër presidentit Gjukanoviç, por edhe përpjekjet për të larguar ish-kryeministrin Maqedonas Zoran Zaev.

“Nëse Ukraina dhe Europa lindore është fronti i parë i një lufte klasike për të cilën kemi menduar se ekziston në librat e historisë dhe është rikthyer, Ballkani është fronti i dytë i luftës hibride. Lufta hibride nuk është e pamatshme në Ballkan, kur Mali i Zi ishte vendosur të bëhej pjesë e NATO-s kishte përpjeke për të bërë puç kundër presidentit Gjukanoviç. Lufta hibride ka të bëjë me atë që diplomacia ruse mund të ndërhyjë në parlamente të caktuar europiane për ta ndryshuar qeverinë sikurse ishte në Maqedoni kur kishte një përpjekje nga një parti e majtë për të larguar Zoran Zaev dhe pas marrëveshjes së Prepës për të penguar anëtarësimin në NATO. Ka të bëjë edhe me elementët fetarë ekonomikë politikë që mund të përdoren për të krijuar pasiguri. Kosova, Shqipëria, Mali i Zi janë më të sigurt me frikën e kam se çfarë mund të ndodhë në Bosnje, se Republika Serbe në Bosnje është platforma më e errët e ndikimit rus në Ballkan së bashku me serinë dhe aty mund të këtë përpjekje për të nxitur një fazë të re të konflikte. Këtë nuk e them unë se kam bërë një libër, atë që kam thënë unë para katër javësh që Ballkani mund të jetë një fushë betejë serioze e ndikimit rus përmes luftës hibride e tha sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe. Britanikët mendojnë se situata është serioze dhe mund të ketë skenarë të tillë”, u shpreh Hoxhaj në Report Tv.  

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, shpjegoi në Report Tv edhe mbi librin e tij të ri ‘Përplasja e madhe, si po e lufton Rusia Kosovën dhe Ballkanin'.

“Leximi i jonë i situatës në Ukrainë, Ballkani, Shqipëria dhe Kosova është jo vetëm në raport me atë që po ndodh në Ukrainë, por me ndikimin që mund të jetë lufta sa i takon Ballkanit, Kosovës, botës. Pas 24 shkurtit bota është një periudhë të re dhe cilat do të jenë pasojat është herët që të kuptohen, por cilat janë efektet e para. Rendi europian është çarë në mes dhe vetëm nga fitorja e plotë e Ukrainë mbi Rusinë, nga fitorja  e plotë e perëndimit mbi Rusinë, nga tërheqja e trupave do varet a do kemi shpërbërje e rendit europain apo jo”, tha ai.

Lufta në Ukrainë është në ditën e 93-të ndërsa bombardimet ruse nuk ndalen.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?