Irani: Sulmi izraelit nisi nga hapësira ajrore irakiane, e cila kontrollohet nga SHBA

26 Tetor, 20:40| Përditesimi: 26 Tetor, 21:07

  • Share

1729968429_AAAAAAAA.GIF

Iran

Sulmi i mbrëmshëm izraelit ndaj Iranit erdhi nga "hapësira ajrore irakiane" dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë "bashkëpunëtorë".

Këtë deklaroi misioni diplomatik i Iranit në Kombet e Bashkuara në rrjetin social “X”.

“Aeroplanët luftarakë të regjimit sionist sulmuan disa qendra ushtarake dhe radarësh iraniane nga hapësira ajrore irakiane, rreth 110 kilometra nga kufiri me Iranin”, pohoi misioni diplomatik, duke nënvizuar se “hapësira ajrore irakiane është nën pushtimin, komandën dhe kontrollin e ushtrisë amerikane dhe për këtë arsye "bashkëfajësia e Shteteve të Bashkuara në këtë krim është e sigurt".

Më herët, ministri i Jashtëm iranian , Abbas Araghchi, është shprehur se "nuk ka kufij në vendosmërinë e Iranit" për të mbrojtur interesat e tij.


Lajmi kryesor:

Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?