Inter 4-4 Juventus

Inter 4-4 Juventus, pesë rekordet e Derbit të Italisë

29 Tetor, 15:40| Përditesimi: 29 Tetor, 15:44

  • Share

Interi dhe Juventusi barazuan 4-4 për raundin e nëntë në Serie A, duke e futur ndeshjen e 27 tetorit 2024 në histori.

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta futi në formacionin startues shumë lojtarë të rinj duke bërë që ajo të ishte përbërja më e re në një ndeshje ndaj Interit, me një mesatare të moshës prej 25 vitesh.

Ylli i Juves, Kenan Yildiz me vetëm 19 vite mbi supe u bë lojtari më i ri që shënon më shumë se një gol në këtë derbi.

Për herë të parë pas 239 ndeshjeve mes këtyre dy ekipeve, u shënuan pesë gola vetëm brenda pjesës së parë.

Për herë të tretë në historinë e Serie A u shënuan të paktën tetë gola në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit që nga vitet 1932 dhe 1961, kur asokohe ‘Zonja e Vjetër’ triumfonte me shifrat 6-2 dhe 9-1.

Denzel Dumfries u bë lojtari i tretë holandez që shënon në një ndeshje të kampionatit italian mes Interit dhe Juventusit, pas Clarence Seedorf dhe Faas Uilkes që po ashtu kanë veshur fanellën e zikaltërve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?