‘Iliria’, mozaiku i veçantë në fasadën e Bashkisë së Pogradecit! Vepër e artistit Anastas Kostandini

11 Qershor, 16:07| Përditesimi: 11 Qershor, 16:28

  • Share

Një mozaik i veçantë është vendosur në fasadën perëndimore të Bashkisë së Pogradecit. Një vepër kjo e realizuar për disa muaj me rradhë nga piktori i njohur pogradecar, Anastas Kostandini.

“Mozaiku quhet ‘Iliria’ dhe i dedikohet lashtësisë së kombit tonë dhe veçanërisht treva e Pogradecit njihet për zbulimet arkeokogjike”, tha piktori.

Edhe pse jo një artist i shanrit të mozaikëve, Taso-ja ia doli që të sjell “paftën ilire” të gjetur në varrezat monumentale të Selcës. Pafta, e cila daton në shek. III para Krishtit është një skenë luftimi ku luftëtarët ilirë mposhtin armikun, e ndërthurur kjo me elementet mitologjike, siç janë dragoi, grifoni, peshku dhe zogjtë.

“Kjo më bëri prej kohësh të mendoj se si ta sjell në një epokë që është kjo e sotmja e turizmit, që duan të dijnë për historinë tonë, lashtësinë tonë e identitetin tonë. Mendova të ndërtoj një vepër të tillë, e cila është një lexim i saktë i zbulimit të arkeologjisë”, shton ai.

Mozaiku “Iliria”, është i punuar me 4 ngjyra të ndryshme dhe gurë natyral.

“Mozaiku është i bërë në gurë natyral, teknikë klasike. Sigurishtë kam shtuar dy emblema kryesore heroike”, tha piktori.

Në përurimin e kësaj vepre kulturore në qytetin bregliqenor u bënë bashkë personalitete nga fusha të ndryshme, dhe qytetarë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?