Ilir Meta kërkon divorc: Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime, sot kam ndjekur rrugën juridike dhe kam njoftuar djalin tim

20 Qershor, 20:59| Përditesimi: 21 Qershor, 08:28

  • Share

TIRANË- Ilir Meta ka njoftuar zyrtarisht divorcin nga Monika Kryemadhi, bashkëshorten e tij si dhe partneren politike prej rreth 30 vitesh dhe prindër të tre fëmijëve. Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besarin, i cili i ka thënë meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme me njëri-tjetrin pse nuk gjeni një zgjidhje më të qetë dhe divorci sipas tij është zgjidhja. Shkak për ndarjen sipas ish-presidentit të vendit është bërë këndvështrimi për SPAK-un.

Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.

Meta është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike.

“E para, unë e mendoj se ajo është e pafajshme. E dyta, Batoni (Haxhiu) më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit se “kam menduar se do ta ndaje që kur lanë mandatet”. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar. Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.

Pas zgjedhjes time të sforcuar si President, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën. Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës. Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon. Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë” – tha Ilir Meta.

Lajmi për divorcin u bë i ditur në median e Berishës, Syri tv, dhe kjo lëvizje e ish-presidentit vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta, ndërsa mund të jetë edhe një ndarje fiktive.

Më 12 qershor pas 5 orëve që u mor në pyetje nga SPAK, Monika Kryemadhi u distancua nga sulmet e Ilir Metës në drejtim të kreut të SPAK Altin Dumanit. Një ditë më pas (13 qershor), prokurori Sotir Kllapi thirri presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në pyetje për pasurinë vilën në gjirin e Lalzit dhe lejet e dhëna për fshatin turistik. Ilir Meta doli i nervozuar prej SPAK më pas bëri me dije se kishte deklaruar se të gjitha veprimet financiare i kishte kryer Monika Kryemadhi. Madje në një deklaratë të fundit, ka thënë se ata që mbrojnë SPAK, janë baxhella.

Kjo lëvizje e Ilir Metës për të ndarë pasurinë mes çiftit ngjall dyshime si lëvizje për pasurinë nën hetimin e SPAK. Për pasurinë në pyetje nga SPAK është marrë dhe tashëm ish-vjehrra e tij, por edhe familjarë dhe të afërmt të tyre. Në banesën e tyre ka pasur kontrolle nga SPAK rreth një vit më parë ku u sekuestrua dhe mbahet nga SPAK telefoni i Monika Kryemadhit. 

Por teksa foli në median e Berishës  ai ka vijuar me sulmet dhe ndaj kreut të SPAK dhe akuzat se drejtësia është e kapur nga Edi Rama. Meta sulmin e çoi edhe më tej drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat gjithmonë kanë deklaruar se e mbështesin SPAK në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

“Nuk kam frikë për Shtetet e Korruptuara të Amerikës, e atij Dum Dumanit. Mua më  kanë përballë shtetet e korruptuara të SHBA-së dhe Altin Dumani"- tha Meta.

Ndarjen nga Meta, Kryemadhi e pati parlajmëruar që në prill, pasi tha se kanë 'një marrëdhënie të ngrirë' me njëri-tjetrin.

Ora 23:05
Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për të intervistuar një hetues

1715280295_dghed.jpg

Baton Haxhiu duke dalë nga SPAK

9 maj 2024 Baton Haxhiu i kujdesur që të mos binte në sy dhe me një kapelle hyri në SPAK. Një oficer i BKH-së e priti në hyrje dhe e shoqëroi për në ambientet e brendshme

Pas afro 2 orë z.Haxhiu doli dhe i pyetur nga Media tha se kishte qenë aty të intervistonte një prej heteusve për një lëndë për të cilën u shpreh se nuk kishte të drejtë të fliste.

Gati një muaj e gjysmë më pas, Haxhiu nxjerr veten zbuluar dhe pranon për televizionin e Berishës se ishte thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje për dosjen e SPAK për hetimin pasuror të ciftit Meta – Kryemadhi.

Pjesë nga debati në studio

Je pyetur për Ilir Metën në SPAK? 

Baton Haxhiu: Po Dy pyetje më kanë bërë kaq

Meta: Mos na i trego se unë i tregova

Baton Haxhiu: Nuk ka asgjë serioze. Unë kur kam shkuar në SPAK nuk jam marrë në pyetje për lëndën, vetëm si person në dijeni. Ke dijeni për këtë? Po! Ke dijeni për këtë! Kaq. 

Meta: SPAK dëshiron të bëjë hartime.

Baton Haxhiu: Ishte procedure, kur të përmendet emri po u dashke me të ftu! Kaq!

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • keti,b: 21/06/2024 12:51

    race e qelbur deri ne koke , spaku te veproj me mencuri per keta shushunja te pangopur me gjakun popullit

    Përgjigju
  • 313: 21/06/2024 10:31

    Felices los 4 si kenga malumes Likja me xhensilen besi me moniken edhe qe te gjithe te lumtur

    Përgjigju
  • Qytetari i revoltuar: 21/06/2024 09:19

    Ku eshte Amerika,ku esht Evropa,ku eshte SPAKU,qe nuk veprojnë,qe i lene te lire keta hajdute,kriminele ,shkatrrus,keta mashtrus,a do te mashtrohet valle spaku me kete divorc,qe behet per te shpëtuar pasurine,apo ia ka treguar rrugën vete sapaku per te shpëtuar,ne cdo vend te botes ata do te ishin pas hekurave,Turp spak,turp drejtesia

    Përgjigju
  • Sara: 21/06/2024 07:25

    Esht i njejti mashtrim qe beri miku i ngusht i tij Bes Kallaku per fshehje pasurie.Po dhe ky hakdut si Berisha do bej pazare me Ramen dhe nuk shkon ne burg ku e ka vendin

    Përgjigju
    • Mrika: 21/06/2024 08:32

      Pse edhe bes kallaku eshte ne administrate shteterore qe deklaron ne ildkpi?

  • Kasap Rexhep Leka: 21/06/2024 07:22

    Po çfar mund të prisje tjetër nga kto lloi njerzish. Kta për lek shesin dhe nën e bab.

    Përgjigju
  • Iris: 21/06/2024 03:51

    Sa qesharak e i pabesueshem tingellon o Flori! Nuk ndahet sot gruaja per gabime politike e kendveshtrim ndaj SPAK-ut.S'jemi ne kohen e Xhaxhit,kur njolla ne biografi i ndante,ose nuk i martonte njerezit. Thuaj me mire qe vendose t'a ndash qe te shpetosh lekuren.Ne fakt,nje fare /ndarje/e bere qe kur tentove t'ja lije te gjitha mekatet Monikes,qe kur te thirren ne SPAK.Po vendin e Monikes kush do t'a zere tani? Xhixho?!

    Përgjigju
    • Or tej: 21/06/2024 07:51

      Gjen ai baxhella sa te duash or teeeejjjjj

  • Po mër po: 21/06/2024 03:38

    Që kur Bashkimi sovjetik (Monika) pushtoi Çekosllovakinë (la mandatet) Ilir Meta vendosi të dalë nga traktati i Varshavës (divocojë). Arsye madhore paske pas o Ilir Meta. Do shqiptarët më shumë se pasuritë e familjes!?

    Përgjigju
  • Lcs: 21/06/2024 03:28

    Bastarde te felliqte deri ne palcë. Divorcohen qe te mund te mbajne pasurite e vjedhura.Nuk jeni as te paret e as te fundit qe perdorni divorcin si mjet për mbrojtjen e pasurise nqs shteti vjen tua konfiskojë.

    Përgjigju
  • alo: 21/06/2024 03:24

    levizje perpara arrestimit...te shpetojme c'te munden nga pasuria..kujtojne se nuk e martin vesh te tjeret...ju kujtohet ai filmoi per femije ujku dhe kau..kujton se jam piktor ,,aha.ha...

    Përgjigju
  • Manushi: 21/06/2024 01:39

    Plehrat e funderrrinat e Shqiperise, qe nuk ndjejne te ngopur e ju dalshin nga hundet Mjer shqiptaret nga lebetirat qe kane pasur ne krye Shifua surratin ashtu kane dhe zemren, prandaj e shkreta harxhoi parade qe nuk i dhimsen per tu zbukuruar Tani Mona c’ ta doje kete shemtire te lajthitur qe do te na hiqet i pafajshem Palo burre, qe ja le te gjitha ne kurriz nenes se femijeve te ti Turpi e mbulofte ,qe na paska qene ne gjume e nuk dinte c blinte gruaja Tani qe u zgjua e na jeton ne hotel ku i gjen parata ky kallogjer.? Prap vazhdon avazin

    Përgjigju
  • Djajsjdjdjd: 20/06/2024 23:58

    Iliri kokre mashtrusit dhe mendon se do na hedh hi syve akoma bashk me ate shurren nusen e tij

    Përgjigju
  • Meet: 20/06/2024 23:53

    Dava faqezinjsh, hajdutesh, ndyresirash.Perpara plehra fryni mende.... me kete grusht shqiptaresh qe ka ngelur ketu.Cpo na shohin syt e cpo na degjojne veshet. Ja te shohim cdo beje SPAK,se skuestrimi pasuris eshte me e pakta qe tu behet ketyre ndyresirave.Dhe gallata, rrofte saliu me ilirin e me shoke se ka plot nga ky soj ky vend edheeeeee poshte drejtesia etj etj.

    Përgjigju
  • Emigrant: 20/06/2024 23:41

    Ne halet shkofshi njerez te ndyre .jane mallkime keto .po ku keni tru ju qe ti kuptoni .prisni se eshte vetem fillimi ky.

    Përgjigju
  • Alex: 20/06/2024 23:41

    Po Si Mas Kesaj Deklarate ??Ambasada Amrikane-Komiteti Europian I Besojn Keto Gjona Qe Shpreh Zotnia Ne Fjale?? Populli Ndoshata Po Po Ska Mo Shqitar Qe Esht Injorant

    Përgjigju
  • Popolo: 20/06/2024 23:37

    Nje nivel me Bes Kallakun.. Keto na kane drejtuar…

    Përgjigju
  • ermalmeta: 20/06/2024 23:03

    Thjesht per ti ndar pasurit keshtu SPAKU ti sekuestroj vec 50% jo 100% HAHAHAHAHAHA

    Përgjigju
    • Or tej: 20/06/2024 23:57

      100% nuk ja merr Spaku askujt sepse as vete te zotet nuk e dine se sa pasuri kane akumuluar nder vite or teeeejjjjj

  • Çifti Lumtur: 20/06/2024 22:24

    Do shpalli fejesen me Bes Kallakun

    Përgjigju
  • Niku: 20/06/2024 21:43

    E kemi pare kete film... menyre per tu mbrojtur ne spak,,mendon se ka shprese per te qendruar ne politike ,eshte me mire te krijosh shoqate me Bes kallakun

    Përgjigju
  • Altin: 20/06/2024 21:42

    Prandai qante hallet para pak ditesh me Bes Kallakun.

    Përgjigju
  • Lmao: 20/06/2024 21:08

    Filmat e Likes

    Përgjigju
  • Boti: 20/06/2024 21:04

    Normale, si Bes Kallaku me ate zonjen. Do ruajne pasurine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?