Ambasadori i ri britanik dhe Presidenti Meta

Politikë

Ikën Duncan Norman, vjen ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë! Alastair King-Smith i dorëzon letrat kredenciale Presidenti Meta

1 Shtator 2021, 14:46| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 14:49

  • Share

Alastair King-Smith është ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Tiranë.  Diplomati i cili do të zëvendësojë ish-ambasadorin Duncan Norman i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Vetë Presidenca njofton se Meta ka pritur diplomatin e ri në kryeqytet në një takim të përzemërt dhe bisedë e hapur.

Në takim Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksoi domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm në ekonomi dhe tregti. Sa i përket lidhjes midis dy shteteve Meta nuk ngurroi të falënderonte në emër të të gjithë shqiptarëve për mundësitë që u janë krijuar për të emigruar.  “Mirënjohje të thella për ndihmën e vyer”, kështu u shpreh presidenti i Republikës.

 Ambasadorit Alastair King-Smith nuk i mungoi  urimi për detyrën që i është ngarkuar dhe njëkohësisht siguria e plote  në marrëdhënie të forta e të qëndrueshme.

Ora 16:30
Yuri Kim i uron mirëseardhjen ambasadorit britanik: Mezi pres që të punoj me ju

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen ambasasdorit të ri britanik në vendin tonë Alastair King-Smith. Teksa ka shpërndarë postimin e presidentit Ilir Meta ku ka njoftuar se është pritur diplomati më ri në kryeqytet, Kim nënvizon se mezi pret që të punojë me diplomatin britanik.

‘Urime dhe mirëseardhje më të ngrohta Alastair King-Smith mezi pres të punoj me ju!’- shkruan Kim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 01/09/2021 15:09

    Uroj qe te jete serioz me vendin tone. Ai qe shkoi,per mua ne ligjerimet e tij publike,ishte nje karagjoz dhe cinik i peshtire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?