Albion Rrahmani bindi që në sezonin e parë me Rapidin e Bukureshtit në Rumani. Sulmuesi 23-vjeçar është emri më i kërkuar në merkato, teksa interes për të ka edhe nga Bundesliga.
Është Werder Bremen që ka shfaqur interes për sulmuesin me origjinë nga Podujeva, që shkëlqeu te Ballkani në Kosovë. Gjermanët duket se po bëjnë një sondazh për talentin dardan dhe janë gati të bëjnë "çmenduri" në verë.
Veç saj, në Rumani bëjnë me dije se Rapidi ka refuzuar ofertën e Slavias së Pragës dhe nuk e lë të lirë shqiptarin pa 8 milionë euro. Rrahmani u ambientua menjëherë me futbollin rumun dhe që në sezonin e parë ia ka dalë të shënojë 16 gola dhe katër asistime me Rapidin.
Rumunët shpenzuan vetëm 600 mijë euro verën e 2023 për të marrë Rrahmanin nga Ballkani dhe tanimë kërkojnë të "mbushin arkat" me shitjen e shqiptarit që ka kontratë me ta deri në verën e 2026.
S.DH/ReportTv.al