Emiljan Shega

Kronikë

Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke

22 Shtator 2022, 13:41| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 11:09

  • Share

1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke, në pronësi të Emiljan Shegës, i arrestuar dhe i dënuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund, do t’i kalojnë përfundimisht shtetit. Apeli i GJKKO-se ka vendosur sot konfiskimin përfundimtar të pronave. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese me Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare).  

Pasuritë e konfiskuara:

1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {...}, në pronësi të shtetasit E.Sh.;

2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?